Plani i tij u zbulua nga bisedat në Sky ECC/ Kush është Ismail Zeneli që u ekstradua nga Spanja, donte të vriste vëllezërit Nela në Britani për hakmarrje!

Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe Erzen Breçani u ekstradua sot nga Spanja për në Shqipëri.

 

Po kush është Ismail Zeneli ose Luan Sadria? Emri i tij doli nga zbërthimi i bisedave të një grupi kriminal në aplikacionin SKY ECC, ku u zbulua edhe plani i tij për të vrarë vëllezërit Albert e Edmond Nela për hakmarrje. Ai besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Në shenjë hakmarrje ai kërkonte eliminimin e tyre dhe këtë e kishte marrë përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK.

Sipas dosjes hetimore, ish-shefi i krimeve të Rënda, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve. Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.

ismail zeneli
Ismail Zeneli

Përgjimet mes Ismail Zenelit dhe Bujar Ajetit:

Më datë 26.07.2020, në orën 07:50 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti.

Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan; Mik si t’kam, a je mirë? Më morën në tel të shtëpisë se nuk ka qenë mirë vëllai madh, Kujtimi dhe e kanë çue në spital. A për at dola për nja dy tre ditë. Jam rrugës dhe mrrijë nesër. Po deshe na organizo naj vend t’mshehtë me at shokun an e bojmë pak muhabet se nuk e di a mund rri shumë a jo. Shif po nuk qe i zanëm, na organizo edhe takona edhe bashkë rrijmë…

Më datë 27.07.2020, në orën 10:15 përdoruesi FE1BEB dërgon mesazhet’ Smë vin…Erdha. Po hajde hamë darkë. Ku je tani? Erdha…..

Në orën 10:30 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shteti Ismail Zeneli i dërgon mesazhe zanore; O mik, sa kam shku pak shpia dhe jam duke dal qetash nja 10 minuta te spitali. Se unë te spitali s’mund e shoh, por po dal të takoj do njerëz aty te spitali 5 minuta edhe po vij edhe takona ku të duash ti. O mik qetu në Sauk jam edhe unë, te ky Sanatoriumi po rri pak edhe po vij. Se di se ku është ky vendi po ndoshta e gjejmë, ta shofin tashi.

O mik në Sauk jam te Sanatoriumi edhe po pyes kënd unë dhe po vij te restoranti. A po vjen e merrëm ti pra, se unë nuk di me ardh aty, po se pate bezdi hajde merrëm ti këtu para spitalit dhe shkojmë dhe rrimë bashkë. Se unë skam as ca me bo ktu” dhe në vazhdim të ditës Bujar Ajeti është larguar për Kukës dhe Ismail Zeneli dërgon mesazhet në orën 17:28.

“Mik a ik mirë për Kukës. Flm që erdhe..Flm që erdhe…takona ndoshta prapë. Shyqyr që ke shku mirë. Diçka vallahin mik. Flm. Flasim.”.

Më datë 28.07.2020 në orën 19:01 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti.

Shtetasi Ismail Zeneli i dërgon mesazh zanor: “Që t’u o mik gjithë ditën. S’kam kry asnjë lloj pune me atë se ai djali i dajës ka ik, paska ik në Greqi ai dhe skam bërë asnjë lëvizje për atë muhabetin tim. Të shof po mi dha të dhënat t’ja çoj me tekst atij shoku, po mi dha të dhënat e adresës. Edhe nesër këna i takim me do doktorë dhe mas nesër mos hamë ndonjë drekë se ndoshta vjen dhe Besi”.

Besi ndërkohë dyshohet se i referohet shtetasit Besmir Murati, i cili në periudhën 24.07.2020 dero më 29 ka udhëtuar në Turqi.

Më datë 30.07.2020 në orën 19:50 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti.

Shtetasi Ismail Zeneli shkruan; Pz hiq mik sa mrrina me Spanjë. Po mik se po ti nis me adresa të sakta se ai djali kishte ik për jashtë shteti. O mik, i them atij djalit të Kujtimit dhe ti ,arrë e të shkojë ai vetë andej. Masandaj ki ti boje të sakta ai ato shtëpitë të them edhe shko ti noj ditë me të. Po adresa e saktë, jam duke prit t’mi kalojë ky shoku im. Sa t’mi kalojë të them.

Më datë 31.07.2020 në orën 08.12 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikojnë me përdoruesin CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i dërgon disa foto të sistemeve që përdorin agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për posedimin e dokumentit të udhëtimit, po ashtu i dërgon dhe një fotografi të sistemit E-gjoba ku evidentohe targa X dhe pronari i mjetit Albert Nela.

Teksa dërgon këtë fotografi HFNERI në orën 08:12 shtetasi Ismail Zeneli shkruan që; i paska patur aty…motërq… Një e freskët..Shife e këtij muaj. Datën që kan hy”… “Korrik pra…Prit se ju ka bllokue sistemi…E të them adresat. Prit se ju ka bllokue sistemi. Ka morini kan lëviz. Motër qi*et. Edhe nga Luton…Me avion…Ok, mik…Mduket se po…eee..S’ka gjë…o mik se s’kanë ka shkojnë…ok o mik…E pashë mik e pashë…Po doshta a në Kosovë. O mik…. a ka dal anej a ka hy në këmbë..Them unë….them unë..O ka dal anej a ka hy në këmbë. Janë për t’ju q* robt o mik. Dhelpra jan….janë shumë tinzar.”

Ndërkohë që kanë dërguar këto mesazhe. Ka dërguar edhe foto që i kanë dërguar më parë duke nënvizuar detajet që tregonte me anë të mesazheve. Duhet theksuar se nga verifikimet në TIMS si dhe nga bisedat HFNERI, ky i fundit ka qenë në Shqipëri në periudhën 27.07.2020 deri më 30.07.2020 dhe fotografitë e sistemit TIMS të shpërndara në bisedën me ÇRE2 janë bërë pas datës 21.07.2020, pasi në fotografi pasqyrohet se dalja e fundit nga Shqipëria e poseduesit të dokumentit në fjalë ka qenë data 21.07.2020.

Më datë 05.08.2020, në orën 11:55 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan dhe i dërgon mesazhe zanore; Njateta. A je mirë? Qa po bën? Po mik ndor tanë asht. Fola me shokun tan, që hangrë drekë me të, jemi tash në pritje.

Me shokun që ka ngrënë drekë dyshohet se i referohet përdoruesit të FE1BEB, përdorues me të cilin ka komunikuar me datë 27.07.2020, në orën 10:15, ditë kur CC4RE2 ka takuar HFNERI për drekë në zonën e Saukut, ka dërguar mesazhet; “S’më vin…Erdha…Po hajde hamë drekë. Ku je tani…erdha”.

Pas kësaj dërgon në orën 11:59 disa mesazhe zanore njëra pas tjetrës me këto përmbajtje. “Atij të voglit me ja hup by**ën o mik…njanit…cilit të vijë. Ky i vogli a kupton është bash si kryesori, tash të shofim. Kursëë, po mund ta kenë bo edhe këtë, kanë nejt në grep. Mos ta nijë more, cili të vijë, s’është duke mu rrujt k…fort, cili të vijë s’du me ja dit fare, cili të vijë, të dy njësoj janë. Veç ishalla kemi shans o mik dhe na vijnë në dorë shpejt o mik….a kupton…unë fola me atë shokun tënd…ishalla mos po bohen gjanat sa më shpejt, i thashë ti jap drejtim i thash…Pa merak o mik se merrna vetë unë me ta mos ta nijë. Veç ishalla janë të hajrit edhe na hec mbarë, mos ta nijë se njëlloj je, a kupton si unë si ti a kupton, pa merak se ja rregulloj unë gjanat krejt. Ok mik shife vetë pra, ok”.

Dyshohet se me fjalën i vogli, i referohet shtetasit Albert Nela, pasi ai është më i vogli nga vellezërit Nela. Ndërsa në mesazhin ku i tregon se ka folur me shokun e Ç4RE2, dyshohet se i referohet komunikimeve që ka patur me përdoruesit S7DEGI, të cilët HFNERI i ka dërguar të dhënat lidhur me transport për në Valencia nëpërmjt kompanisë hapagllojd.

Më datë 06.08.2020 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HENERI komunikon me përdoruesin CC4RE2, i cili nga kontektsti i bisedës lë të kuptohet që CC4RE2 ka shkruar i pari. HENERo e mkpfton se djali i Kujtimit ku shohet se njëri nga djemtë e vëllait të tij, Redon apo Klevis Sadria do i japë Ç4RE2 një adresë të cilën do e takohë drejtëpërdrejtë.

HFNERi ka dërguar mesazhet; “Më fal se kisha lënë telin në makinë e isha te hangër. Ok mos asht të ardhë. Mik desha mja kalue djalit Kujtimit adresën por nuk mi kaloj ky shoku se smundet i nxjerri. Po se ja kaloj, ja kaloj. Unë direkt sa t’ma japin…Sa të kthehet ky shoku. Nuk kam dash mi ngatërru. Pa merak!

Më datë 19.08.2020 në orën 08:27 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin Ç4RE2, ku i dërgon një adresë që përputhet me adresën në gjendje civile të shtetasit Arben Nela, me atësi të panjohur dhe të lindur më datë 06.07.2002 në Mbetërinë e Bashkuar. HFNERI i ka dërguar Bujar Ajetit mesazhet me këtë përmbajtje: “Mjesi mik si t’kam a je mirë? Kjo asht adresa. Ruga Lodr Bajroni, pallati X. Ka një djalë 15 vjeç kjo motra. E ka emrin Arben dhe ja kanë vu mbienrim e këtyre rob*inve se asht e ndamë mund të jetoj edhe nana e vet aty. Në orën 1047 Ismaili i shkruan: Mirë mik si je ti? Motra vet jo..Aty e ka…Kurse prindrit e këtij e kanë vendvanimin në fshat. Në Novesej.”.

Në bisedat e mësopërme është diskutuar rreth vendbanimit të shtetasve Albert dhe Edmond Nela, shtetases S.Nela. Shtetasi Arben Nela banon në rrugën “Lodr Bajron”.

Më datë 20.08.2020 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERi komunikon me përdoruesin CC4RE2 dhe i dërgon mesazhet; Mjesi mik si t’kam? A je mirë? Ky shoku ka fillue punë dhe mtha sa të hyjnë do të them direkt. Adresa që ta nisa asht shumë me rëndësi se 99% jeton dhe nana e tyre. Jeton aty me motrën e tyne. Do t’ja jap këto ditë të gjitha adresat që kanë në shpi. E ishalla me ndihmën e Zotit mbajmë punë…Aaaaa qa thue…A shumë mirë. I kanë njoh ata..Hajt ishalla me të lehta i kalon. Ok mik. Jo jo, smërzitem jo”.

Shtetasi Ismail Zeneli i referohet bisedës së datës 19.08.2020 në orën 08:27 ku ka dërguar adresën e motrës dhe nipit të vëllezërve Nela. Dyshohet se shtetasi Ismail zeneli ka caktuar një person që të ruaj adresën e shtëpisë së tyre në Tiranë.

Më datë 21.08.2020 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin DFJGË, i paidentifikuar dhe i dërgon mesazhet; Rruga Lord Bajroni….A fjete? A fjete? Po mirë mirë, qa thotë Kuçi? Mirë ok hajt se shihna. Klm”.

Më datë 06.09.2020 në orën 11:02 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERi komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shruan; Mik të kam marrë në tel….tjetër….po direkt..do ta nis se hala s’ma kan pru mue. E ta nis me DHL.”.

Më datë 09.09.2020 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me Ç4RE2. Konretisht shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet me këto përmbajtje’ A je mirë? Am jep adresën e Mulit…ti nis telat. Ose po ja nis Bashkimit në Tiranë. Po le se ja marrë vet pra. Harrova. Ja nis Bakes. Do t’nis tre telefona. Ore Bakes, Urimit.

Më datë 19.09.2020 në prë 12:09 Ismail Zeneli kontakton Ç4RE2 dhe i njofton se aparatet telefonike të kriptuara me CCHPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon dhe fotografi të mandatit ë dërgesës me postë ku marrë është Bashkim Sadria.

Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet; O mik si t’kam nuk të kam thanë gjo se të prit ha sot ha nesër për telefonat. I ka bllokue dogana mik. E për atë punë…s’mund të kam thënë gjo. Jan tel në shpin o mik po i ka dogana.”.

Exit mobile version