Kryeministri britanik, Keir Starmer ka njoftuar një plan me katër pika për të punuar me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Gjatë samiti të liderëve botërorë që u mbajt dje në Londër, Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe vende të tjera do të shtojnë përpjekjet e tyre në një “koalicion të të vullnetshmëve”.
Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit të liderëve, Starmer tha se u dakordësua për katër pika:
1 Vazhdim i ndihmës ushtarake dhe vazhdim për rritjen e presionit ekonomik ndaj Rusisë.
2 Cdo ritëm i qëndrueshëm duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë në tryezë për bisedimet e paqes.
3 Në rast të një marrëveshjeje paqeje, u dakordësua për rritur të aftësive mbrojtëse të Ukrainës për të penguar çdo pushtim të ardhshëm
4 U dakordësua për të shkuar më tej për të zhvilluar një “koalicion të të vullnetshmëve” për të mbrojtur marrëveshjen për Ukrainë dhe për të garantuar paqen.
Ndërkaq Starmer nuk deklaroi se cilat vende ranë dakord të bashkoheshin me koalicionin, por tha se ata që janë angazhuar do të intensifikojnë planifikimin me urgjencë.
1.6 miliardë paund shtesë për Ukrainën
Kryeministri britanik njoftoi një marrëveshje të re e cila do t’i lejojë Ukrainës të përdorë 1.6 miliardë £ të financimit të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë 5,000 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.
Kryeministri tha se masa do të krijojë vende pune në sektorin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dhe do të jetë gjithashtu “jetike për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe forcimin e Ukrainës”.
Ai tha se thirrja ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e armatimeve për mbrojtjen e Evropës dhe Ukrainës nuk ishte shenjë mosbesimi ndaj Shteteve të Bashkuara.