Politika aktuale e SHBA në lidhje me Shqipërinë ka si objektiv rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë me anë të përmbysjes së regjimit aktual dhe zëvendësimin e tij me një qeveri të pranueshme nga populli i Shqipërisë. Kjo qeveri do të gëzonte mbështetjen e shteteve të Bashkuara për sa kohë mbetej miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe objektivat e saj, dhe armiqësore ndaj Bashkimit Sovietik dhe objektivave të tij. Qeveria e SHBA shikon pozitivisht nisjen e hapave për realizimin e politikës së saj në Shqipëri. Mbështetja ekonomike që SHBA do t’i jepte një Shqipërie jo-komuniste, do të ishte e vogël po të marrim parasysh detyrimet e SHBA në vende të tjera. Në ndjekje të kësaj politike SHBA duhet të veprojë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe dy vendet duhet të marrin përgjegjësi të plotë dhe të mos delegojnë përgjegjësinë te kombe të tjera, sado miqësore të jenë ato me SHBA. Por gjithsesi përdorimi i mjeteve dhe marrja e asistencës nga vende të tjera si Franca e Italia është e mundshme.
Marrja e masave
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët duhet të marrin masa paraprake për ndalimin e ndërhyrjes së Titos në Shqipëri; ky rrezik mund të reduktohet nëse merren masa kundër krijimit të vakumit të pushtetit në Shqipëri, domethënë të mos ketë interval me zhdukjes së Hoxhës dhe ardhjes së pushtetit të shqiptarëve të orientuar nga Perëndimi. Përpara paraqitjes së planit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, duhen bërë konsultime me stabilimentin ushtarak dhe gjeneralin Van Fleet.
13 maj, 1951
Mesazh i sekretarit amerikan të shtetit Acheson për popullin shqiptar, me rastin e hapjes së programit në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës. “Më sjell kënaqësi të madhe t’i jap popullit shqiptar një mesazh nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Me hapjen e programit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, qeveria dhe populli i SHBA duan të shprehin interesin e tyre te populli shqiptar. Lidhja mes nesh është rikonfirmuar prej miqësisë tonë të gjatë dhe ajo duhet të forcë dhe kuptim të ri. Kjo miqësi vjen si rezultat natyral i lidhjes së ngushtë të SHBA me përpjekjen e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.
Gjatë viteve populli dhe qeveria amerikane e kanë shikuar me simpati këtë përpjekje, duke kuptuar se reflekton aspiratat e tyre të vërteta. Në konferencën e Versajës në 1919 presidenti amerikan Uoodroë Uilson u interesuar personalisht në rivendosjen e Shqipërisë së pavarur dhe qeveria amerikane mbështeti përpjekjen e patriotëve shqiptarë. Gjithashtu mes dy luftërave botërore SHBA ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Shqipërinë, duke ndihmuar institucionet vendase me organizatat e saj si Kryqi i Kuq amerikan, fondacioni Rockfeller dhe Near East. Kjo është historia, e kaluara, dhe tani Zëri i Amerikës do të flasë për të tashmen e të ardhmen.
Të tashmen ju e dini më mirë se unë, teksa shpresoni që ëndrra juaj e lirisë e sovranitetit të realizohet së shpejti. Duke ju ndihmuar të krijoni të ardhmen tuaj si një anëtare e lirë e e komunitetit të kombeve, Shtetet e Bashkuara do të sjellin te ju me anë të këtij transmetimi gjykimin e fakteve. Zëri i Amerikës do t’ju sjellë atë që ju është mohuar prej kohësh, të vërtetën e botës së lirë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan ju dërgojnë urimet e tyre dhe zëri i Amerikës ju mirëpret mes dëgjuesve të tij.