Plani Rama-Shullazi për të intimiduar kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Dy avokatë të Shullazit thanë sot në dëshminë e tyre para gjyqit se kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Hajdarmataj e kishte kërcënuar Ylvi Beqajn se në rast se nuk do ntë dëshmonte ndaj Shullazit, atëhere ai do të burgosej. Dëshmia e dy avokatëve është një plan i mirëmenduar dhe i rakorduar i Shullazit me ramën për të intimiduar kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Po përse Rama? Rama është një nga miqtë e Shullazit, të cilit i ka shumë detyrime. Ish-Kryeministri Berisha denoncoi pak ditë më parë se Rama fliste në telefon me Shullazin duke i treguar se si ai do ta lirojë atë nga burgu. Pas kësaj dëshmie vjen edhe skenari i ri i Shullazit përmes dy avokatëve të tij.
Ramës i intereson kjo lojë sepse nga njëra anë vendos para akuzave, ndonëse imagjinare, Hajdarmatajn që po heton Tahirin dhe nga ana tjetër këto akuza synojnë të lirojnë mikun e tij, Shullazin.
Në dëshminë e dhënë sot në seancën gjyqësore te Krimet e Rënda Avokati i Emiljano Shullazit, Nezhdet Kambo ka deklaruar: “Ylvi Beqaj kishte takuar kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatën, i cili i ka bërë presion Beqaj që të dëshmonte kundër Shullazit ose do ta akuzonte për mbështetje të grupit kriminal. Ylvi Beqajn e kam njohur pasi u arrestua Shullazi dhe Dani, pasi isha avokat i tyre gjate seances se masave”.
Në gjyqin e Shullazit ka dëshmuar dhe avokati Alban Qafa, i cili ka pohuar deklaratën e Nezhdet Kambos. “Ylvi Beqja më tha se Besim Hajdarmataj i ka bërë presion dhe e ka kërcënuar”, u shpreh Qafa.

Artikulli paraprakARMO, vjen ujku i ri për ta ndarë copash
Artikulli tjetërReagimi i ish–ministrit për hetimet ndaj Tiranë-Elbasan: Koha e gjyqeve politike ka mbaruar