Plantacionet e kanabisit të mbrojtura nga çunat e krimit në Berat, Librazhd, Peshkopi dhe Mokërr

Nga veriu në jug, janë me dhjetëra denoncimet e qytetarë mbi plantacionet e mbjella të drogës dhe mbarëvajtjen e tyre nën mbikëqyrjen e policisë. Ish-Kryeministri Berisha publikoi pesë mesazhe të qytetarëve të ndryshme nga rrethe e qytete të ndryshme të vendit nga Berati, Librazhdi, Peshkopia e Mokrra, të cilët dëshmojnë se si plantacionet e kanabisit janë zgjeruar masivisht dhe mbrohen nga njerëzit e Tahirit.
Mesazhi 1: “Të uroj shëndet Doktor. Të jap një informacin të saktë për parcelën e drogës në fshatin Çorogjaf në Berat, të cilin e administraton shefi i Komisariatit Berat dhe biznesmeni nga Durrësi, Arben Lekli, të cilët kanë 30 mijë rrënjë kanabis dhe të cilët e ruajnë me tre policë të armatosur rrinë aty të palëvizur dhe ku pengojnë banorët e fshatit në punët e tyre në fusha. Anonim të lutem, është shumë e saktë kjo”.
Mesazhi 2: “Përshëndetje Doktor, Stravaj i Librazhdit dhe rrethinat janë mbjellë parcelat pa fund me drogë, nuk kemi ku të drejtohemi po na marrin fëmijët në qafë, të lutem na ndihmo, vetëm tek ju kemi besim. Me respekt D.S.”.
Mesazhi 3: “Zoti Berisha, mbrëmë në orë 22.00 në fshatin Lugjal, Komuna Zaldardh në Peshkopi u trasportuan 2 ton kanabis të shoqëruar me policinë e Tahirit”.
Mesazhi 4: “Përsh. Doktor, gëzohem të jeni mirë me shëndet. Kudo që të shkosh në luginat e malet e Dibrës vetëm hashash shef, sigurisht asht nën mbrojtjen e Sajes, se drejtor komisariati këtu asht një mik i tij nga Tepelena, po ashtu ene shef komsariati për Dibrën një mik i tij. Kan ardh specialista nga Tepelena për t’i msu dibranët si ta kultivojn”.
Mesazhi 5: “Z. Berisha, besoj se keni informacion për Mokrën e Pogradecit se ç’po ndodh me parcelat e hashashit, por situata është edhe më e keqe sepse ata që e ruajnë, që besoj është Policia e Shtetit po gjuajnë me armë drejt atyre që po ngjiten në malet e Mokrës. Nuk më duket se ju po punoni aq fort për të denoncuar këtë fenomen. Këtu po bëhet një kolumbi e vërtetë. Shpresoj që ta shtoni punën tuaj për këtë gjë. Faleminderit”.

Artikulli paraprakRama rikthen parullat e diktaturës në fasada
Artikulli tjetërBilanci i të vrarëve nga lufta për drogën