Plarent Ndreca i shmanget gjyqit në Gjykatën e Posaçme, shtyhet seanca

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca i shmanget gjyqit që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Posaçme.

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK e ka dërguar dosjen në gjykatë, dhe pritet të zhvillohet dhe seanca paraprake, ku do të vendoset nëse çështja do të shkojë për gjykim, apo mund të rikthehet për plotësim me fakte e prova.

Ditën e sotme ka qenë dhe seanca paraprake për Plarent Ndrecën dhe të pandehurit e tij, të cilët akuzohen për tenderin e rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Shkak i shtyrjes është bërë bë mungesa e dy avokatëve. Seanca e radhës më 26 dhjetor ora 13. Vetë deputeti i Ramës, Plarent Ndreca nuk ishte i pranishëm në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij.

Artikulli paraprakSerbia pas shpërthimit në Ibër-Lepenc? Ambasadori i SHBA-së: Ne ende s’kemi prova, por do të gjenden!
Artikulli tjetërPse çmimi i SHBA për Altin Dumanin është vlerësim për SPAK dhe një mesazh i fortë për zullumqarët në Tiranë