Plas çështja Manaj te Pescara

Tjetër çështje për Rey Manajn. Trajneri i Pescarës, Massimo Oddo, në konferencën e shtypit para ndeshjes me Romën rezervoi fjalë të ashpra, duke e kritikuar publikisht për sulmuesin, kur u pyet se përse Manaj nuk ishte grumbulluar. Futbollisti nuk ishte përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin e nesërm ndaj Romës dhe fillimisht u mendua se mos ishte për çështje dëmtimi. Por tekniku ka shpjeguar në konferencë për shtyp se kjo ishte masë ndëshkimore dhe se ishte qartësisht i pakënaqur nga sjellja e futbollistit, i cili praktikisht i ka mbyllur dyert vetes te Peskara.
“Preferoj të grumbulloj një djalosh të të rinjve më mirë se një person që nuk di të sillet. Kush është korrekt, kur i bashkohet kauzës, kush shkon drejt objektivit të përbashkët, bëhet i rëndësishëm dhe luan. Pjesa tjetër për mua nuk ka rëndësi. Kush sillet në mënyrën e duhur ecën para, përndryshe mbetet mbrapa. Ka rëndësi kush do të jetë nesër, të tjerët mund të rrinë në shtëpi”, ishin fjalët e trajnerit Oddo para gazetarëve.

Artikulli paraprakDopio Ronaldo, por Reali shpëton mirë përballë Gijonit
Artikulli tjetërKupa e Konfederatave, hidhet shorti, Rusia përballë Portugalisë