Një ngjarje e paprecendetë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku policia është përplasur sërish me qytetarët.
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Fierit, ku mori pjesë në e panairin Rajonal të Punës.
Rama është detyruar qe të mos shkojë në panair nëpërmjet hyrjes kryesore ku gjendeshin protestuesit, por ka përshkuar unazen e qytetit për të mbërritur në Panair.
Ndërkohë që para se të hipte në makinen e tij për t’u larguar, Rama ka provokuar protestuesit duke ngritur dy gishtat lart, simbol i demokratëve. Gjatë largimit të Ramës, gardistët e shoqëronin me vrap makinën e tij, e ngjashme me rastin e Kim Jongut Un.
Raportohet se Rama është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie gjatë vizitës së tij në stendat e Panairit të Punës në Fier.
Dhjetra qytetarë të irritur, kanë thirrur në turmë ‘Rama ik’. Ndërkohë që në qendër të tyre duket deputeti i PD-së në qarkun e Fierit, Luan Baci, i cili po përpiqet që të qetësojë protestuesit.
Megjithëse siç duke dhe nga pamjet protestuesit janë ‘izoluar’ nga forca të shumta policie.
Ndërkohë që vizita e Ramës në qytetin e Fierit u shoqërua nën masa të rrepta sigurie.
E njejta situatë ka ndodhur edhe në Lushnje gjatë vizitës së Ramës paraditene sotme.