Kryeministri Edi Rama u godit me vezë dhe patate sot pasdite teksa ishte ishte duke u larguar nga takimi me qytetarët e Laçit, në përfundim të Forumit për Llogaridhënie Publike.
Burimet bëjnë me dije se një grup të rinjsh kanë qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit kur ky i fundit po bëhej gati të hynte në autmojet, për t’u larguar.
Bëhet e ditur se të rinjtë që kanë goditur kryeministrin në shenjë proteste, kanë qenë anëtarë të forumit rinor të Partisë Demokratike të Laçit.
Policia ende nuk ka bërë të mundur ndalimin e asnjë prej të dyshuarve për goditjen e kryeministrit me vezë.
Më herët në sallë ka patur disa qytetarë që i janë ankuar kryeministrit për çështjet e pronave por deri atëherë nuk ka pasur sulme fizike ndaj tij.
Kryeministri Rama sot në takimin me qytetarët e Laçit u përball me një sërë ankesash jetike. Disa herë iu kthente përgjigje qytetarëve, disa herë ia faturonte ankesat vartësve të tij. Madje la edhe takim me qytetarët pas mbledhjen pasi nuk kishte argumenta publike ndaj tyre.
Nuk munguan djersët e ftohta dhe kruajtja herë pas here e kokës teksa bashkëbisedonte me qytetarët. Në foton e mëposhtme shfaqet Rama në djersë dhe duke kruajtur kokën.