“Plas” te Barcelona, Valverde sulm racial ndaj Dembele

Situata e Ousmane Dembele te Barcelona është komplikuar së tepërmi në orët e fundit. I dëmtuar për shumicën e sezonit, ish-lojtari i Stade-Rennais vetëm javët e fundit ka filluar të përfshihet në ekipin katalanas, por shumicën e ndeshjeve e ka filluar nga stoli.
Këtë të hënë, sipas gazetës Sport, ka pasur një sherr në qendrën stërvitore të ekipit mes Dembele dhe Valverde që thuhet të ketë qenë i ashpër.
Burimet e brendshme të Sport raportojnë se ka ofenduar me fjalë raciste talentin francez. Diçka e papranueshme. Dhe është dashur ndërhyrja e Luis Suarez për të ndalur përplasjen mes lojtarit dhe trajnerit.
Iniesta në Kinë, pagë faraonike
Nuk kanë mbetur shumë kohë. Andres Iniesta, me një tjetër titll të La Liga-s në xhep, do të përshëndesë Spanjën, Katalonjën dhe Barcelonën. Pas një jete të kaluar në “Camp Nou”, duke bërë historinë blaugrana, në moshën 34-vjeçare, magjistari i topit dhe pasimit do të fluturojë në Kinë, për të luajtur nën drejtimin e Paulo Sousa, te Tianjin, skuadra ku tashmë militojnë Modeste, Witsel dhe Pato.
Iniesta kurrë nuk ka folur hapur për zgjedhjen kineze, por tashmë, në javët e fundit kishte nisur të dhëna për lamtumirën. Thjesht, disfata dhe eliminimi ndaj Romës i ka bërë gjërat më të qarta. Duhet theksuar se si ky ishte një “nokaut” edhe më i dhimbshëm, duke pasur parasysh lamtumirën e mundshme të tij në fund të sezonit.
Te Tianjin, Iniesta do të bëhet një nga lojtarët më të paguar në botë (ka folur për 35 milionë euro, por mesfushori spanjoll duhet të fitojë 25 milionë) dhe simbol i një kampionati, që kurrë nuk ka pasur një kampion të tillë në radhët e veta.
Superliga Kineze ka mirëpritur kampionë si Tevez, Drogba, Lavezzi, Hulk dhe Oscar, por kurrë lojtarë shumë të afërt për të fituar “Topin e Artë”. Iniesta është i tillë, ndoshta mesfushori më i fortë i viteve 2010, heroi i Barcelonës dhe Spanjës.
Diçka vendimtare për transferimin e tij te Tianjin nuk është vetëm ana monetare. Në fakt, Iniesta do të jetë në gjendje të rritë pasionin e vet të madh, që është vera. Ashtu si lojtarë të tjerë, thjesht mendoni për Pirlon, spanjolli ka disa vite në prodhimin e verës, në Fuentealbilla, vendlindjen e tij.
Marrëveshja me Tianjin parashikon në fakt marketingun e verës së tij. Përmes saj do të shitet në Kinë marka “Bondega Iniesta”, rreth dy milionë shishe në vit. Produkti kryesor i kompanisë është “Corazon Loco”, i vitit 1984, që pret ta eksportojë në tregjet e tjera të rëndësishme botërore, në të ardhmen.

Exit mobile version