Pluhuri saharian mbulon sërish Shqipërinë, temperatura deri në 30 gradë

Këtë të dielë, kushte të qëndrueshme atmosferike do të jenë të pranishme në vendin tonë për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore, por edhe depërtimit të Anticiklonit Afrikan.

Në të gjithë territorin, moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente.

Ndërkohë që në mesditë temperaturat pritet të kapin vlera deri në 30 gradë celcius, rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja mujore për vendin tonë.

Edhe ditën e sotme pritet që vendi ynë të “pushtohet” nga pluhuri me origjinë nga shkretëtira Saharas-ë në Afrikën e Veriut.

Vlen të thuhet se edhe pak ditë më parë vendi ynë u përball me njē situatë të tillë që krijon ndjesinë e ajrit “mbytës” dhe me temperatura të larta.

Exit mobile version