Miniastri i Finanacave, Arben Ahmetaj ka urdhëruar nisjen e një operacioni të gjerë për të shitur apo dhënë me qira gjithçka që ka mbetur nga pronat publike. Janë plot 1913 objekte shtetërore, të cilat janë nxjerrë në “një dorë” në ankand nga Ministria e Financave.
Të gjitha objektet janë publikuar në faqen e saj zyrtare, të shoqëruara me vendndodhjen e pasurisë dhe institucionin shtetëror të e ka në pronësi. Pjesa dërrmuese e pronave janë nxjerrë në shitje, ndërkohë që disa prej tyre do të lihen me qira.
Bëhet fjalë për ambientet e ish uzinave, fabrikave e ndërmarrjeve shtetërore të epokës së komunizmit, magazina, depo, ndërtesa, si dhe një numër i konsiderueshëm, ish repartesh ushtarake.
Të ardhurat nga shitja e pronave janë llogaritur të shkojnë për llogari Agjencisë së Trajtimit të Pronave, si fond kompensimi për pronarët. Për një pjesë të tyre ka pasur edhe përpjekje të mëparshme për t’u privatizuar, por pa sukses.