“Po goditet pandëshkueshmëria”- Altin Dumani: SPAK, institucion i pavarur! Reformat janë të rëndësishme për rrugën e sigurt drejt BE

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë konferencës për përfundimin e mandatit kushtetues të KPK, është shprehur se reformat janë të rëndësishme për një demokraci më të fortë dhe për të bërë të sigurt rrugën në BE.

 

Dumani theksoi se SPAK është institucion i pavaruar dhe se po godet pandëshkueshmërinë.

Ndër të tjera tha se, procesi i vettingut përbën një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit.

Altin Dumani: Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak reforma ishte transformuese duke përshkruar një proces gjithëpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet me gjithçka tu kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj.

SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën muret e drejtësisë së re. Institucionet do luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po goditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do i kalojnë SPAK. Parashikohet që drejtuesi do ketë një angazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit.

Procesi i vettingut përbën një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme për ndjekjen e çështjeve penale. Për të ruajtur besimin që qytetarët kanë tek ne duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Ju falenderoj për punën gjatë këtyre viteve.

Artikulli paraprakBE miraton paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, masa ndaj 52 anijeve të flotës detare. Në “listë të zezë” 84 subjekte dhe individë
Artikulli tjetërStadiumi në Itali pret finalen e Superkupës së Europës, mësoni vendimet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s