Po i gllabërojnë të gjitha! Rama nxjerr në ankand për 172 mijë lekë parkun turistik të Drilonit

Një tjetër pronë shtetërore shumë herë më e madhe brenda zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët. Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke, në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172,600 lekë në muaj, ndërkohë që mbi 1800 metra katror të pronës janë funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit.

Edhe në këtë rast Ministria e Mjedisit e ka dhënë miratimin e saj. Në njoftimin e APP thuhet se, dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorimin e saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit.

driloni11572532959

Exit mobile version