Tri kompani do të bëjnë monitorimin e vëllimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve.
Koncesioni ka një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe do të zgjasë 10 vite. Kjo bën që tarifa që do të paguhet për koncesionin të reflektohet në çmimin final që shitet karburanti për qytetarët.
Ndonëse në Fletoren e Botimeve Zyrtare VKM-ja është publikuar së fundmi, ajo është miratuar në datën limit që i lejonte ligji qeverisë për të miratuar koncesionet, pikërisht më datë 24 dhjetor 2020.
Ky vendim përcakton: a) metodologjinë e sistemit të fiskalizimit të transaksioneve tregtare në sektorin e hidrokarbureve; b) procedurën e ofrimit të instalimit dhe të mirëmbajtjes së sistemit të monitorimit nëpërmjet operatorëve privatë, të autorizuar nga autoritetet përgjegjëse, sipas kërkesave dhe procedurave të parashikuara në këtë vendim; c) detyrimin ligjor që të gjithë tatimpaguesit, që tregtojnë me shumicë dhe/ose pakicë naftë dhe produkte të saj dhe gaz natyror të lëngshëm (GNL) në format e tregtimit, përfshirë skemat e vogla të GNL-së (SLNG) dhe impiantet e gazit natyror të komprimuar (CNG), të pajisen me mjete dhe sistem elektronik të kompjuterizuar për regjistrimin dhe qarkullimin e produkteve të tregtuara prej tyre; ç) mënyrën e funksionimit të sistemit të monitorimit dhe të komunikimit me administratën tatimore; d) kriteret për pajisjen me autorizim të shoqërive që ofrojnë sisteme të tilla nga autoritetet përgjegjëse, afatet dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë operatorët e autorizuar, nivelin.