Nga Gian Antonio Stella
Një shekull i racizmit të zakonshëm kundër latino-amerikanëve në Amerikën e Veriut, nga të shtënat e dikurshme kundër emigrantëve italianë e deri te të sotmet kundër meksikanëve dhe amerikano-jugorëve “Të shporren këta latino-amerikanë të tmerrshëm që na infektojnë racën, na dobësojnë gjakun e na zbehin dritën”. “Po helmojnë gjakun e vendit tonë!”
Ka një shekull distancë mes dy sulmeve raciste ndaj emigrantëve “latino”. I dyti u lëshua tre ditë më parë nga ish-presidenti i komplotit të grushtit të shtetit, Donald Trump, i cili premton të inicojë “përzënien më të madhe të parë ndonjëherë” kundër meksikanëve dhe amerikanëve të jugut nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
E para pati dalë nga goja e avokatit racist të Filadelfias, George Custerman, në kohën e armiqësisë së fortë ndaj evropianëve jugorë që shkuan për të kërkuar fatin në Shtetet e Bashkuara. Aq sa revista «Current Opinion» në prill 1923, për shembull, shpjegonte në një artikull me titull «Keep America ëhite!» (Le ta mbajmë Amerikën të bardhë!):
Nëse nuk duam që amerikani tipik: i gjatë, i fortë, me sy blu dhe i bardhë të shuhet plotësisht nga popujt e vegjël, me ngjyrë, xhaxha Semi (një referencë për qeverinë amerikane) nuk duhet thjesht të vazhdojë të mbajë kuota të përkohshme, por duhet t’i bëjë dispozitat e tij më të rrepta
Vite shumë të vështira për gjyshërit tanë.
Në vitin 1922, ndërsa Benito Mussolini po vinte në pushtet në Itali dhe tre dekada më vonë ai do të teorizonte epërsinë e racës italiane, një i ri me ngjyrë i quajtur Jim Rollins, siç dokumentohet nga historiani francez Bénédicte Deschamps në esenë
“Le racisme anti-italien aux Etats Unis, Exclure au nom de la race” (Racizmi anti-italian në Shtetet e Bashkuara – përjashtimi për shkak të racës), apeloi kundër dënimit që ai kishte vuajtur për krimin e përzierjes së racave për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një grua të bardhë: “Por ajo nuk ishte e bardhë: ajo ishte italiane!”
Dhe gjyqtari i Alabama-s u pajtua me të: duke qenë se zonja Edith Labue ishte një italiane që kishte ndryshuar emrin duke zgjedhur një anglisht, “nuk mund të konkludohej fare se ajo ishte e bardhë, as se ajo ishte vetë e zezë ose e kishte prejardhjen nga një i zi”. Kështu u sollën me italianët.
Dhe do të ishte mirë që fansat tanë vendas të Trump-it të rilexonin librin e redaktuar nga Jennifer Guglielmo dhe Salvatore Salerno” A janë italianët të bardhë? Si e ngriti Amerika idenë e racës”, ku ndër të tjera lexojmë: «Italianët e Jugut ishin veçanërisht të rrezikshëm sepse mund të ishin bartës të gjakut afrikan”.
Corriere della Sera