“Po m’thonë çunat është rrethu zona…”/ Zbardhen bisedat e Çyrbjas në SkyEcc, çfarë fshihet në mesazhe?

Ish-deputeti i cili u la në burg nga Gjykata e Posaçme akuzohet për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Në bisedat e rrjedhura duket se ai i jep informacione sekrete Besmir Huqit dhe Besnik Budllës.

Gjithashtu nga një tjetër bisedë në SkyEcc me altin Hajrin, ish-deputeti socialist komunikon me altin Hajrin i cili i premton se do të arrijë të marrë 3 mijë vota në Shijak vetëm nga ai, ndërsa e siguron se gjithsej në Shijak do të marrë 4 mijë vota.

“Na kanë qit në kërkim, kanë kap Erin. Nuk jam i sigurt, duhet me mor informacion”, thotë Huqi.

“Kuptoj, Ok se marr un”, thotë Çyrbja.

“Ngjo do ma shofësh emin. Të jap timin ene të Visit, Besmir. Huqi. Ergys huqi”, thotë Huqi.

Komunikimi Çyrbja-Besnik Budlla:

Cyrbja: “Vetem shin shik-un mos ka njeri verdall”,

Budlla: Si thu vlla, vjen dot. Po ca të bojm pun s’kemi kërkim jemi… po më thonë çunat është rrethu zona, pyte pak, ka nai gjci se un leviza nga zona. Jam peralt ki ai me gur. Ke parasysh, ki Kasteli”. Cyrbja: “po e di, nje mim”.

Budlla: “Ik takoje pak, shif si isht puna. nse po sillen ne zon. jan civil, katër pesë makin, xs dhe dy tre makina”.

Cyrbja: “Ça ngjyre është x5 gri? se durrsi nuk është”.

Budlla: “Kan mor vllain e vogël vlla. tani, se di pse. pyt pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu”.

Budlla: “Vlla jam blloku gjithë llogarit e mia”

Bisedat e Çyrbjas me Altin Hajrin

Hajri: “…3 mijë do ti jap unë, maje men. Thash Rromanat, Arapaj, Maskuri zonat tona janë për “j” (jurin) i thash. Po futem vet tha ma mirë hahaha mond ç. gjithë grupet i thashë, po del mirë e burrë. Ne marim 4 mijë vota bashkinë Shijak, gjithë bashkë. Po e burr xhavzotën e kena blindu Gjepalen po Shijak…”.

Hajri: “…po fola pak me Nikun dhe ai nm që të pruna jan këto dibronet…. Plus do fol dhe me Lentin. çekiçi është ok…”/ Review, Euronews Albania

Artikulli paraprakLufta Ukrainë-Rusi, Moska e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trump për t‘i dhënë fund konfliktit
Artikulli tjetër“Tetë vite më parë kur Trumpi fitoi mandatin e parë, festuan Grueski dhe Shesheli”/ Fitim Zekthi: Presidenti Trump i la siç i gjeti, madje ua shtrëngoi më shumë rripin”