Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen nëse ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duhet të përgjigjet para drejtësisë për garancitë e rreme që dha.
Vasili ka sjellë në vëmendje garancitë që ka dhënë ministrja Xhaçka më 31 korrik lidhur me gadishmërinë e plotë dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm
“Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë.
Si guxoi ministrja të mashtronte dhe të jepte garanci që nuk ekzistonin?
Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve bëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit?
Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??”, shkruan Vasili në rrjet.
Postimi nga Petrit Vasili
Po Ministrja e Mbrojtjes a do të përgjigjet përpara drejtësisë për garancitë e rreme që dha ??
Ministrja e Mbrojtjes zyrtarisht dhe me zë të larte i konfirmonte në 31 korrik Presidentit gadishmëri të plotë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj këtë e pa Shqipëria dhe gjithë bota, që kuptoi më së miri se pa mbështetjen, që erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerëzore do të ishte shume më e rëndë.
Si guxoi ministrja të mashtronte dhe të jepte garanci që nuk ekzistonin?
Çfarë proces riverifikimi e vlerësimi të kapaciteteve bëri Ministrja përpara përgjigjes që i dha Presidentit?
Prokuroria është përballe shqiptarëve dhe pyetja është: A do të hetojë për këtë shpërdorim të detyrës me pasoja katastrofike??
Per tja kujtuar prokurorisë shqiptare lexojeni sërish se si i përgjigjej Ministrja Xhaçka Presidentit, lexoni:
“Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë” , i shkruante Xhaçka Presidentit Meta.