Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka shtruar disa pyetje nëse Prokurorja e Përgjithsme e Përkohëshme do të hetojë aferat për të cilat është akuzuar Kryeministri Edi Rama.
Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:
Po per keto 3 ceshtje te kryeministrit a flet dot prokurorja e perkohshme edhe e pergjithshme (PPP)???
Kryeministri eshte i paditur se genjeu e tha publikisht se kishte bere ekspertizen e audiopergjimit te vellait te ministrit.
A do te kete hetime transparente per kete????
Kryeministri ishte i paditur se i kerkoi policise te flake uniformen e te beje vota per rilindjen.per kete veper penale po vete kerkoi falje ne FB dhe prokuroria e mbylli ceshtjen.
A do te kete rihapje dhe hetim transparent nga prokuroria fajtore qe e mbylli ceshtjen???
Kryeministri eshte njoftuar me shkrim qe Shqiperia rrezikon te humbase 2 miliard euro ne gjyqe me kompani te ndryshme dhe i eshte kerkuar zyrtarisht te ndalet procesi i prishjes se kontratave me dem shteteror.Kryeministri nuk e ka vene ujin ne zjarr dhe mosveprimet e tij shkaterrojne ekonomine e vendit dhe te qytetareve.Ky fakt eshte bere publik disa here.
A do te filloje hetime kryesisht prokurorja edhe per kete ceshtje???
Jam e sigurte qe prokurorja do behet serish memece do ta harroje serish shqipen dhe nuk ka faj se gjuhen ja dhene me PPP kryeministrise,tashme ata jane prrdoruese…edhe pronare te saj.