Po punonte në aeroportin e ri të Vlorës, humb jetën 38-vjeçari pasi rrëzohet nga lartësia!

Një punëtor humbi jetën pas rrëzimit nga lartësia teksa ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës.

Viktima është shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili ishte punonjës i një kompanie ndërtimi që po punon në projektin e aeroportit.

Pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. Sipas Policisë, këta dy persona dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për masat e sigurisë në punë, duke sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit.

Sakaq, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikulli paraprakHapet zjarr, vriten 12 persona në Ekuador! Katër të arrestuar
Artikulli tjetërAustralia goditet nga dallgë të mëdha, raportohet për pesë persona të vdekur, dy rezultojnë të zhdukur