Po tani ku do shkoni?…

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka qenë një prej kundërshtareve më të ashpra ndaj idesë së korrigjimit të kufijve.

Në një reagim në profilin e saj zyrtar, ajo ka thumbuar “ideatorët e pazarit me kufijë”, Hashim Thaçin dhe Aleksander Vuçiçin, por nuk harron as kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Tash kur Amerika dhe Gjermania i thanë Serbisë se s’ka BE pa e njohur Kosovën e plotë, kjo treshja famëkeqe qe luajti lojën e rrezikshme të kufijve, a thua kah do tja mbajnë…”, shkruan Tahiri.

Ky reagim i ish-ministres vjen në kohën kur ShBA-të dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur Vuçiqit se ideja e prekjes së kufijve ka marrë fund.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe vet kreu i shtetit serb pas kthimit nga Washingtoni, ku kishte takuar Sekretarin Amerikan, Mike Pompeo.

Ndërkohë lidhur me takimin Vuçiq-Pompeo në Washington ka shkruar sot edhe një medium gjerman, duke treguar presionin që Shtëpia e Bardhë ia ka bërë Vuçiqit për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Përndryshe pa i normalizuar raportet me Kosovën deri në njohje reciproke, SHBA’të i kanë thënë Serbisë që të harrojë anëtarësimin në BE. Të njëjtin qëndrim ka dhe Gjermania e kancelares Anglea Merkel.

 

Exit mobile version