Po tani, kush është bajga?

Nga Ardit Rada

U bënë dy muaj që Ilir Meta premtoi se do të merrte kallashnikovin të mbronte banorët e Strumës nga ‘përbindëshi’ TEC që po ndërtohet aty. Prej asaj ditë më bëri të dyshoj, sesi ky personazh interneti do të ngrinte jo dorë, por armë kundër njeriut më të afërt të Doktorit.

Sot, dy muaj pasi e paralajmërova që as do shkelte më në Roskovec, e jo më të merrte armë, ja ku e kemi Ilir Metën. Ka për borxh të hidhet nga shkëmbinjtë, të turret nëpër pyje, të fantazojë se donin t’i vrisnin Blushin si Lefter Lefterin në atentat e të tjera me radhë. Po veç për premtimin në Roskovec s’i shkon më mendja. Dhe imagjinojeni vetë sa ka avancuar privati me punime këto dy muaj.

Por ajo që më ngacmoi s’është fakti pse Ilir Meta s’mori kallashnikovin këto 60 ditë, por urrejtja e tij kundër atyre që mendojnë ndryshe nga familja e tij. Domethënë mua, apo të tjerë si unë, që e cilësojmë si një urith të politikës në një tentativë të dëshpëruar për t’u shndërruar në palaço me shpresën se duke i bërë njerëzit të gajasen mund të ruajë rezultatin e ndonjë palë zgjedhjesh të mëparshme.

Në deklaratën e pak ditëve më parë, ne gazetarët, na quajti bajga pse s’jemi dakord që ky me tre fëmijë jashtë vendit prej shumë vitesh, s’mund të ankohet se po i shpopullohet atdheu. Ky është minimumi, se kush rri i numëron aferat e bëmat për të njëqindën herë.

Tani, kush është bajga ky që do merrte kallashnikovin dhe në fakt po kridhet prej dy muajsh lumenjve e deteve, apo gazetarët që e sfidojnë mbi ato që lëshon nga përroi psiqik?

Nejse, ta gëzojë TEC-in Baçi!

Exit mobile version