Pas akuzave të kretarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilat më pas rezultuan të rreme, vjen reagimi i ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi.
Sipas Ballës, Lavdosh Demaj, kryetar i një grup-seksioni të PD në Elbasan ishte arrestuar për trafik droge. Por kjo gjë është thjesht një sajesë e numrit dy të PS-së.
Sipas Boçit, “Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge. Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron. Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar”.
Postimi i plotë i Luçiano Boçit
PO TANI TAULANT?
Gjykata e Elbasanit nuk e ka arrestuar Lavdosh Demajn, kryetarin e G/seksionit të PD dhe një nga njerëzit më aktivë të saj, kur u ballafaqua me faktet dhe akuzat për trafik droge. Që do të thotë që ai nuk është i implikuar dhe as pjesëmarrës bande e akuza për të nuk qëndron.
Detyrimi për t’u paraqitur është vetëm një sforco politike e detyruar.
Po tani Taulant?!
Çdo të bësh ti me statusin akuzë që e shpërndave në të gjitha mediat online e kombëtare me bujë, duke na akuzuar ne si PD, Lulzim Bashën, mua, kryetarin e degës? Po me aksionin flluckë sapuni, që stimuluat me zor e me zhurmë, sikur po arrestonit terroristë, duke përbaltur Lavdoshin, familjarët e tij dhe militantët tanë?
Po mbledhjen urgjente në Prefekturë, me Lleshajn, pas së cilës do gjenit të gjitha fijet e vrasjeve pas këtij arrestimi në Elbasan, si do ta quani tani?! Dhe nuk është rasti i parë që e bën. Se kërkon që fotot tona t’i barazosh me të tuat e njerëzit tanë me të tutë.
Po dita ndryshon shumë nga nata. Po kështu është kur ke mizën nën kësulë… Pardon! Çarterin nën kësulë, desha me thanë!