“Po të mos jepja unë miratimin, nuk zgjidhej”/ PD publikon videon: Tom Doshi caktoi kandidaten e PS në Shkodër. Rama-Doshi, bashkëpunim i pandërprerë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet Tom Doshi I cili kërkon vota për kandidaten e PS, Majlinda Angoni.

Bardhi shkruan se Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpd publikon videon tom doshi caktoi kandidaten e ps ne shkoder rama doshi bashkepunim i panderprere%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?

Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni per Shkodren, do votojne Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë!

Artikulli paraprak“Komisioni po zbardh vjedhjen 430 milionë euroshe”/ PD: Rama, Berisha dhe LSI e sulmojnë sepse nuk duan që Shqipëria të ndryshojë
Artikulli tjetërBasha në Parlamentin italian: Italia, mbështetësja kryesore e integrimit në BE. PD, angazhim maksimal për t’iu siguruar shqiptarëve standardet europiane