Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet Tom Doshi I cili kërkon vota për kandidaten e PS, Majlinda Angoni.
Bardhi shkruan se Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.
Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.
Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.
A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?
Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni per Shkodren, do votojne Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë!