Të paktën tre persona kanë vdekur në brigjet e Calais duke u përpjekur të kalonin në Angli.
Kryetari i bashkisë së Sangatte, Guy Allemand, konfirmoi vdekjet dhe tha se shtatë persona kishin nevojë për kujdes intensiv.
Rreth 50 migrantë janë marrë nën kujdesin e shoqatës humanitare franceze Utopia 56, sipas mediave lokale, me disa të dërguar për trajtim në bazën detare të Sangatte.
Këtë vit, 76 persona kanë vdekur duke tentuar të kalonin Kanalin me varka të vogla.
Një helikopter i Marinës Franceze ishte pjesë e një operacioni shpëtimi në shkallë të gjerë të vendosur pasi alarmi i parë u ngrit të dielën në mëngjes rreth orës 6:15 të mëngjesit.
Trupat e dy të rriturve u gjetën nga shërbimet e urgjencës rreth 45 minuta më vonë, tha një burim policor për BFM TV.
Gomonia mësohet se është ka pasur probleme pranë plazhit publik Bleriot-Plage.
Disa njerëz ranë në ujë duke u përpjekur të hipnin në anijen e mbipopulluar, thanë shërbimet detare.
Pavarësisht problematikave varka mësohet se ka vazhduar udhëtimin drejt bregut anglez.
Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha: “Ne mund të konfirmojmë se ka pasur një incident në Kanal që përfshin një varkë të vogël në ujërat franceze. Autoritetet franceze po udhëheqin përgjigjen dhe hetimin.”
Zyra e Brendshme tha se ata nuk do të komentojnë më tej në këtë fazë