“Po tkurremi”, Zaloshnja: Nga ky vit do lindin më pak sesa vdesin. Shkak lindshmëria e ulët tek grat

Analisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Nisida Tufa, komentoi disa statistika të rëndësishme sa i përket vendit tonë.

Zaloshnja deklaroi se popullsia e Shqipërisë po tkurret. Ai shtoi se duke nisur nga ky vit, më shumë njerëz do të vdesin sesa do të lindin. Për Zaloshnjën, shkak për këtë është lindshmëria e ulët tek gratë.

“Si shtetas në gjendjen civile janë mbi 4 milionë banorë, 4.6 milionë. Ne jemi diku tek 2.6 ose 2.65 milionë banorë brenda territorit të Shqipërisë. Dy janë zonat e mëdha emigratore. Tirana dhe Durrësi avash-avash po bëhen qytete ku mund të përqendrohet gjysma e popullsisë. Mund të themi se po tkurremi. Nga ky vit mund të lindin më pak sesa vdesim. Faktori kryesor është se janë pakësuar lindjet mesatarisht për çdo femër. Për të ruajtur 4.6 milionë shtetasit, duhet që çdo çift të ketë 2 fëmijë, që të riprodhojë veten”, u shpreh Zaloshnja.

Më tej, Zaloshnja vlerësoi se në Shqipëri vdekshmëria nga aksidentet dhe krimet është 6.9 për 1000 persona. Sipas tij, indeksi i lindshmërisë është pranë atij të BE-së.

Indeksi nga vdekshmëria në aksidente rrugore është barazuar me atë të BE-së. Vdekjet nga aksidentet apo nga krimet e presin jetën e njeriut në mes. Ne kemi pasur 6.9 vdekje nga aksidentet ose krimet para kohe për çdo 1000 vdekje. Ky është ndër indekset ku afrohemi me BE. Motoçikletat e picave apo të shërbimeve të shpejta bëjnë shumë aksidente. Është ulur edhe krimi në familje”, deklaroi Zaloshnja.

Exit mobile version