“Po vjen Rama”! E gjithë zona blindohet me polici dhe ushtri

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier, ku pritet të zhvillojë një takim me naftëtarët e Ballshit, të cilët ishin në grevë urie për pagat e pamarra prej disa muajsh dhe kërkonin rifillimin e punës. Me eskortë dhe i veshur me citjane, Rama mbërriti në ambientet e Bashkisë së Fierit, ku do të mbahet takimi me një përfaqësi prej 8 personash të deleguar nga naftëtarët.

Pjesë e përfaqësisë së punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh janë disa prej grave greviste si dhe kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj. Policia e Shtetit ka blinduar qytetin e Fierit, ku vërehen pika të FNSH-së dhe ushtrisë në çdo aks rrugor.

Kujtojmë se ditën e sotme, gratë naftëtare dolën nga greva e urisë për të zhvilluar takimin me Ramën, por deklaruan se nëse nuk marrin zgjidhje do tu rikthehen protestave të tyre.

Artikulli paraprakVlonjati bën ‘copa copa’ pasaportën për të mos votuar PS-në: “I q*… motrën Edi Ramës”!
Artikulli tjetërNdërron jetë nga Covid-19 infermieri, reagimi i mjekut: U largove i qeshur… falë masave të qeverisë