“Po vjen Rama”! E gjithë zona blindohet me polici dhe ushtri

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier, ku pritet të zhvillojë një takim me naftëtarët e Ballshit, të cilët ishin në grevë urie për pagat e pamarra prej disa muajsh dhe kërkonin rifillimin e punës. Me eskortë dhe i veshur me citjane, Rama mbërriti në ambientet e Bashkisë së Fierit, ku do të mbahet takimi me një përfaqësi prej 8 personash të deleguar nga naftëtarët.

Pjesë e përfaqësisë së punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh janë disa prej grave greviste si dhe kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj. Policia e Shtetit ka blinduar qytetin e Fierit, ku vërehen pika të FNSH-së dhe ushtrisë në çdo aks rrugor.

Kujtojmë se ditën e sotme, gratë naftëtare dolën nga greva e urisë për të zhvilluar takimin me Ramën, por deklaruan se nëse nuk marrin zgjidhje do tu rikthehen protestave të tyre.

edirama 1 780x405 1

Exit mobile version