“Spygate”, sekretet e hetimit që mund të shkaktojë termet politik në Shtetet e Bashkuara

“Inside Over”

“Spygate mund të jetë një prej skandaleve politikë më të mëdhenj të historisë”. Me këtë tweet të majit 2018, Presidenti Donald Trump niste një fushatë të re për të diskredituar hetimin lidhur me “Russiagate”, duke e drejtuar gishtin kundër administratës Obama, Departamentit të Drejtësisë dhe, në mënyrë të veçantë, FBI-së.

Pak e morën seriozisht pohimin e Presidentit: akuza vërtitej mbi faktin që fushata e tij e 2016 u “spiunua” me qëllim kompromentimi. Mbetën spekulime të paktën deri në seancën dëgjimore në Kongres e ish Prokurorit Special Robert Mueller dhe me mbylljen e hetimeve lidhur me “Russiagate”:

nga aty kemi kaluar në një fazë të mëtejshme dhe e gjithë vëmendja përqëndrohet pikërisht mbi sjelljen opake të FBI-së, Departamentit të Drejtësisë dhe mbi dyshimin se agjencitë federale kanë abuzuar me pushtetet e tyre dhe kanë vepruar në mënyrë ilegjitime ndaj fushatës së Trump të 2016 me qëllim që të “sabotojnë” zgjedhjen e manjatit në bashkëpunim me shërbimet sekrete të huaja (Australi, Itali, Mbretëri e Bashkuar).

Teori komploti? Pas dështimit të “Russiagate” dhe, në përgjithësi, të narratives lidhur me bashkëpunimin midis Trump dhe emisarëve të Kremlinit, ka bërë rrugë ideja se pikat e errëta e kësaj ndodhie janë të shumta dhe kontradiktore.

Nga kjo bindje ka lindur hetimi i quajtur “Spygate”, saktësisht në muajin prill, muaj në të cilin Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka krijuar një ekip investigativ të udhëhequr nga Prokurori John Durham për të hetuar lidhur me origjinën e hetimeve të FBI-së mbi “Russiagate” në 2016 dhe të përcaktojë nëse mbledhja e informacioneve lidhur me fushatën e Trump ka qenë e “ligjshme dhe e drejtë”.

Hetimi ka qëllimin e sqarimit nëse funksionarët e rangut të lartë në agjencitë e ndryshme qeveritare amerikane kanë abuzuar apo jo me pushtetin e tyre për të kryer një mbledhje informacionesh të paligjshme në një fushatë presidenciale për qëllime politike, si edhe për të sqaruar rolin e shërbimeve sekrete të vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara të cituar më lart.

Takimi midis Joseph Misfud dhe George Papadopulos
Figura kyçe e kësaj historie është pedagogu Joseph Mifsud i Link University, universitetit privat të themeluar nga ish Ministri i Jashtëm Vincenzo Scotti. Sipas versionit zyrtar, pedagogu i pohoi në një takim të prillit 2016 George Papadopulos, këshilltar i fushatës së Trump, se kishte mësuar që qeveria ruse posedonte “material kompromentues” (dirt) për Hillary Clinton “në formën e emailave”.

Papadopoulos do t’ia përsëriste informacione të tilla Komisarit të Lartë australian në Londër, zotit Alexander Downer, që nga ana e tij i referoi gjithçka autoriteteve amerikane. Nga këtu, më 31 korrik 2016 nisë hetimet e FBI-së lidhur me lidhjet e supozuara të Donald Trump dhe Rusisë, akuza që më pas kanë rezultuar false. Por atëherë kush ka arkitektura dhe ka sajuar gjithçka me objektivin “për t’ia futur” Trump?

Emri i pedagogut maltez – që në një intervistë të dhënë për Repubblica deklaroi se ishte “i majtë” dhe anëtar i Clinton Foundation – ka dalë në shumë raste zyrtare dhe është cituar shumë herë gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Drejtësisë dhe atë të Inteligjencës të ish Prokurorit Special të “Russiagate” Robert Mueller nga kongresmeni Jim Jordan.

Siç e përcjell Il Foglio, që boton një fotografi të pedagogut, hera e fundit që është parë Mifsud i takon 21 majit 2018, thuajse 1 muaj e gjysmë më parë, pranë studios të avokatëve të tij në Zyrih. Qysh atëherë, Mifsud duket sikur ka avulluar.

Deponimi i Joseph Misfud
Siç është paralajmëruar nga Il.Giornale.it, Joseph Mifsud i ka dhënë gjatë verës një deponim audio Prokurorit John Durham. Sipas asaj që përcillet nga gazetari investigativ John Solomon në “The Hill”, “Mifsud ishte një bashkëpunëtor i vjetër i shërbimeve perëndimore të inteligjencës, të cilit ju kërkua specifikisht nga kontaktet e tij në Link University i Romës dhe London Center of International Law Practice (LCILP) – dy grupe akademike të lidhura me diplomacitë dhe shërbimet perëndimore e inteligjencës – që të takonte Papadopoulos për drekë në Romë në mesin e marsit 2016″.

Solomon i ka siguruar këto informacione drejtpërsëdrejti nga Stephan Roh, avokati i Mifsud. Avokati shpjegon se ideja për t’ia prezantuar këshilltarin e Trump rusëve nuk ka ardhur nga Papadopoulos apo nga Rusia, por nga kontaktet e Mifsud në Link University dhe në London Center of International Law Practice.

Më një letër të datës 3 maj dhe të dërguar FBI-së, CIA-s, Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe Drejtorit të Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, kongresmeni republikan Davin Nunes vëren: “Nëqoftëse Mifsud ka kontakte të zgjeruara dhe të dyshimta midis funksionarëve rusë, siç ilustrohet në relacionin e Prokurorit Special Robert Mueller, atëherë një numër pabesueshmërisht i gjerë institucionesh dhe individësh perëndimorë mund të jetë kompromentuar, përfshi Departamentit tonë të Shtetit”.

Në alternativë, vazhdon Nunes, i cili e citon Link University shumë herë në raportin e tij, “në rast se Mifsud nuk është një kërcënim në punë kundërspiunazhi, atëherë kjo do të vinte në dyshim paraqitjen qendrore e Këshilltarit Special rreth aktiviteteve të tij dhe do të ngrinte pikëpyetje lidhur me vërtetësinë e deklarimeve dhe pohimeve të tij”.

Versioni i George Papadopulos: “Italia, epiqendër e konspiracionit”
“Gjithçka mund të them është se, sipas mendimit tim, raporti i Italisë (me Shtetet e Bashkuara) nuk do të avancojë për aq kohë sa nuk do të zbulohen informacionet mbi aktivitetet e Joseph Mifsud dhe Link Campus që kanë të bëjnë me spiunazhin dhe me agjencitë amerikane të inteligjencës kundër meje dhe kundër Trump në periudhën 2016 – 2017”.

Ai që e ka bërë këtë deklaratë për InsideOver më 11 gusht është George Papadopulos, ish anëtar i Komitetit Konsultativ për Politikë të Jashtme në fushatën e Donald Trump gjatë presidencialeve të 2016. I dënuar në shtatorin e 2018 me 14 ditë burg pse ka gënjyer FBI-në gjatë hetimeve lidhur me ndërhyrjet e supozuara ruse,

Papadopoulos ka botuar librin Deep State Target, një “rrëfim të dorës së parë që demonstron sabotimin e tentuar e fushatës presidenciale të Donald Trump nga ana e shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe ndërkombëtare”. Një “komplot”, sipas Papadopulos, në kuptimin e plotë të fjalës që merr emrin “Spygate”.

Siç ka theksuar gjithmonë Papadopulos, Italia është “epiqendra e konspiracionit”. Ish këshilltari i Donald Trump na rrëfen se pse, sipas tij, ka qenë viktimë e këtij konspiracioni të madh që përfshin inteligjencën amerikane dhe shërbimet sekrete perëndimore:

“Puna ime në sektorin e energjisë për t’u dhënë konsulencë qeverive dhe kompanive energjitike amerikane dhe izraeliane është arsyeja për të cilën më ka prekur kjo ndodhi e frikshme spiunazhi”, shpjegon ai. Dhe është këtu që konsulenti politik amerikan fut në lojë Italinë më periudhën ku në qeveri qenë Matteo Renzi dhe Paolo Gentiloni: “Tani e gjitha kjo është kthyer kundër agjencive të inteligjencës amerikane dhe italiane në 2016 dhe shumë të tjera”.

Në Twitter, ish konsulenti i The Donald shpjegonte me 19 gusht se ishte “në pritje që të dëshmonte”, duke e treguar përpara kohe përmbajtjen e deklarimeve të tij. Qeveria italiane e kohës (Renzi – Gentiloni) ishte e përfshirë plotësisht dhe akuzat janë mjaft të rënda:

“Dua që amerikanët të shikojnë se çfarë ka ndodhur. Të jesh i spiunuar nga FBI/CIA, nga Mbretëria e Bashkuar, nga Australia dhe nga Italia nuk është shaka, sidomos kur qëllimi ishte të tentohej një grusht shteti dhe të ndërhyhej në procesin demokratik në Amerikë. Do ta them për herë të parë”.

Fjalët e Rudy Giuliani dhe Donald Trump
I ftuar më 9 gusht tek Sean Hannity në Fox News, ku ishte thirrur për të komentuar zhvillimet e fundit e hetimit Spygate, Rudy Giuliani, ish kryebashkiak i New York dhe tani avokat i Presidentit Donald Trump, ka konfirmuar se hetimet e Prokurorit Durham lidhur me veprimtarinë opake të agjencisë po përqendrohen edhe mbi Italinë dhe rolin e saj në vitin 2016.

“Nuk mund ta besosh atë d të dalë në shesh”, ka nënvizuar ish kryebashkiaku i Big Apple. “Këto janë krime që godasin mu në zemër republikën tonë, ka shtuar ai. “Këta njerëz kishin një projekt për ta penguar kandidatin republikan që të zgjidhej dhe më pas kanë vënë në veprim një plan për ta hequr nga posti duke u bazuar mbi prova false dhe dëshmi false. Gjithçka është sajuar qysh nga fillimi dhe ia kanë shitur mediave tona. Është tragjedi!”, ka komentuar Giuliani.

Sipas tij, ka pasur një konspiracion ndërkombëtar kundër Presidentit amerikan: “Ka shumë prova për atë që ka ndodhur në Ukrainë. Prova të shumta të asaj që ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Itali. Ky ka qenë një konspiracion global që ka kërkuar të privojë popullin amerikan nga personi që ka zgjedhur President”. “Duket se Prokurori John Durham po kalon shumë kohë në Europë”, ka nënvizuar Hannity. “E di pse po kalon shumë kohë në Europë”, është përgjigjur avokati i Trump. “Kalon shumë kohë për të hetuar lidhur me Ukrainën, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë”.

Pra Donald Trump dhe stafi i tij janë “spiunuar” në 2016? Sipas Presidentit amerikan po dhe Italia ka qenë bashkëpunëtore. E ka konfirmuar vetë ai në një intervistë të dhënë më 19 qershor për Fox News.

Moderatori Sean Hannity e pyet Presidentin në se “grupet e inteligjencës në nivelet më të larta” të “Italisë, Britanisë së madhe dhe Australisë” janë përfshirë në spiunimin e “qytetarëve amerikanë dhe shkelur ligjet amerikane”. Manjati nuk e mohon dhe shton: “Dhe Ukraina. Kujdes me Ukrainën”.

Dokumentat sekrete e Spygate
Gazetari investigativ John Solomon ka botuar në The Hill një artikull ku citon 10 dokumente të klasifikuara që Presidenti amerikan shpejt mund t’i shpërndajë dhe që mund të shkaktojnë një tërmet politik në Uashington, duke konfirmuar tezën e konspiracionit kundër manjatit të Shtëpisë së Bardhë si vepër e demokratëve, FBI-s, Departamentit të Drejtësisë dhe shërbimeve sekrete perëndimore, italianë dhe anglezë në krye.

Midis 10 dokumenteve të klasifikuara nga gazetari i The Hill është një më interesanti, që ka të bëjë pikërisht me Italinë dhe rolin e supozuar e luajtur nga qeveritë Renzi dhe Gentiloni në konspiracionin e mundshëm kundër Donald Trump:

bëhet fjalë për dokumente që do të provonin se aleatët e Shteteve të Bashkuara në 2016 kanë kontribuar në përpjekjet e FBI-së për të verifikuar lidhjet e Trump me Rusinë. Në mënyrë të veçantë po flasim për shërbimet e Britanisë së Madhe, Australisë dhe Italisë.

Një histori kundërspiunazhi në dëm të qytetarëve amerikanë që në rast se konfirmohet do të kishte pasoja shumë të rënda. “Burimet e mia, shkruan Solomon, thonë se këto dokumente mund të ndihmojnë të shpjegohen deklaratat e fundit e Prokurorit të Përgjithshëm William Barr” lidhur me “përdorimin e kapaciteteve të inteligjencës së huaj dhe të kundërspiunazhit kundër fushatës politike amerikane, për mua, është e paprecedent dhe është një vijë e kuqe e cila është shkelur”.

Veç të tjerash, midis dokumenteve që mund të shpërndahen në vjeshtë janë procesverbalet e takimeve midis Christopher Steele, ish spiunit britanik autor i dosjes së Rusisë, dhe FBI-së.

Këto dokumente, të njohura si “Raporte 1023”, tregojnë me saktësi se çfarë ka ndodhur çdo herë që Steele dhe bashkëbiseduesit e tij të FBI-së janë takuar në verën dhe vjeshtën e 2016 për të diskutuar për dosjen antiTrump.

“Zbulimi i madh, pohon Solomon, mund të jetë prova se FBI-ja ka ndarë informacione të ndjeshme me Steele, si ekzistenca e “Crossfire Hurricane”, domethënë e operacionit të kundërinteligjencës për lidhjet midis Trump dhe qeverisë ruse”.

Do të ishte një zbulim jo i keq të kuptohej se FBI-ja i ka dhënë Steele informacione inteligjence lidhur me Trump mu në mes të një zgjedhjeje presidenciale, po të kihet parasysh se ish spiuni figuronte në borderotë e demokratëve. Pastaj janë 53 intervistat e Komitetit për Shërbimet e Inteligjencës, që do të rendisnin provat se një avokat i lidhur me Komitetin Kombëtar Demokrat ka pasur kontakte me Rusinë nëpërmjet CIA-s.

Sipas asaj që referohet nga Solomon, midis dokumenteve të klasifikuara që mund të shpërndahen në vjeshtë nga Presidenti amerikan do të ishin veç të tjerash ato që do të dëshmonin sjelljen e keqe e FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë kundrejt ish konsulentëve të fushatës elektorale të manjatit, George Papadopoulos e Carter Page, përveç spreadsheet të Steele.

“Një dokument që kam analizuar kohët e fundit demonstron se FBI-ja i përshkruante informacionet e Steele si të konfirmuara vetëm minimalisht”, shkruan Solomon. Pyetja është: nëqoftëse FBI-ja e dinte se informacionet e grumbulluara nga Christopher Steele qenë krejtësisht të pabesueshme, atëherë pse ka vendosur gjithsesi të procedojë kundër Donald Trump dhe të hetojë lidhur për raportet e supozuara me Kremlinin?

Vizita e William Barr dhe John Durham në Itali
Lajmi i përcjellë vetëm nga InsideOver më 28 shtator është konfirmuar: William Barr, Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, ka qenë për disa ditë në Itali, midis 25 dhe 27 shtatorit, për të mbledhur prova lidhur me hetimin “Spygate”.

Siç na kishte referuar George Papadopulos, Barr ishte në Romë, në Palazzo Margherita – ku ka selinë ambasada amerikane – në ditë jashtëzakonisht konvulse për administratën amerikane me nisjen e procedurës së impeachment të Presidentit të njoftuar nga ana e Nancy Pelosi nëpërmjet skandalit Kievgate.

Siç e konfirmon “New York Times”, William Barr ka ardhur në Itali diku midis 25 – 26 shtatorit, ku ka takuar funksionarët e qeverisë italiane të premten, 27 shtator. Sipas ish funksionarëve të Departamentit të Drejtësisë, ai ka kërkuar bashkëpunimin e disa vendeve të huaja, midis të cilave Italisë, dhe dorëzimin e disa dokumenteve lidhur me zgjedhjet e 2016.

Udhëtimi i Prokurorit të Përgjithshëm Barr në Itali është konfirmuar edhe nga “Washington Post”: Barr i ka kërkuar funksionarëve të qeverisë Conte që t’i japin mbështetje maksimale Prokurorit John Durham, i ngarkuar që të hetojë lidhur me origjinën e turbullt të “Russiagate”. Po sipas “Washington Post”, nuk ka qenë udhëtimi i parë i Barr në Itali.

Sipas asaj që përcillet nga Daily Beast, kur Barr është paraqitur në ambasadën amerikane e Palazzo Margherita në Romë, ka kërkuar dy gjëra: një sallë mbledhjesh për t’u takuar me funksionarë të nivelit të lartë të sigurisë italiane ku mund të ishte i sigurte se askush nuk do mund ta dëgjonte dhe një karrige më shumë për Prokurorin John Durham, i ngarkuar nga vetë Barr për të hedhur dritë lidhur me origjinën e “Russiagate”.

Një funksionar i ambasadës amerikane në Romë do të zbulonte për Daily Beast se ajo e William Barr ka qenë një vizitë e papritur. Sipas portalit amerikan, Barr dhe Durham qenë veçanërisht të interesuar për atë që dinin shërbimet sekrete italiane lidhur me Joseph Mifsud, pedagogun maltez e Link University të Romës në qendër të “Russiagate” amerikan, individi që për herë të parë, sipas hetimit të Prokurorit Special Robert Mueller –

i kishte zbuluar George Papadopoulos ekzistencën e emailave kompromentues lidhur me Hillary Clinton. I bujshëm vazhdimi i artikullit të Daily Beast, sipas të cilit Joseph Mifsud i kishte bërë kërkesë për mbrojtje policisë në Itali pasi është “zhdukur” nga radarët dhe nga Link University di Roma, ku edhe punonte.

Mifsud duket se ka dhënë një deponim audio ku shpjegon se pse “disa persona” mund t’i bëjnë keq. Një burim i Ministrisë së Drejtësisë italiane, duke folur në kushte anonimiteti, ka konfirmuar se Barr e Durham e kanë dëgjuar regjistrimin dhe se ka pasur një shkëmbim informacionesh midis prokurorëve amerikanë dhe inteligjencës italiane.

“Siç u njoftua më parë nga Departamenti i Drejtësisë, një ekip i drejtuar nga Prokurori amerikan John Durham po heton lidhur me origjinën investigimit të kundërspiunazhit të Shteteve të Bashkuara gjatë fushatës presidenciale të Trump në 2016”, ka deklaruar Kerri Kupec, Zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë.

“Durham po mbledh informacione nga burime të shumta, midis të cilave një numër i caktuar vendesh të huaja. Me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Barr, Presidenti Trump ka kontaktuar vende të tjera për t’u kërkuar atyre që ta prezantojnë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Durham me funksionarët e duhur”. Duhet të ketë pasur kështu një telefonatë midis Presidentit Trump dhe Kryeministrit Conte.

Siç e ka shpjeguar në Twitter kongresmeni republikan Jim Jordan: “William Barr po ndjek faktet që të çojnë në atë sesi ka filluar narrativa lidhur me bashkëpunimin e supozuar. Kjo përpjektë kërkon që të flitet me agjencitë e inteligjencës e të gjithë botës. Ja pse (Barr) po mbledh informacione nga aleatët tanë si Australia, Britania e Madhe dhe Italia”.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version