Po vrasin qytetarët në rrugë, banda në polici plagos 24-vjeçarin, Tabaku: Më qëlluan 4 herë me armë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një i ri pretendon se është plagosur nga policia. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se pre e dhunës ka rënë 24-vjeçari Sidion Tabaku. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme ne zonën e Alliasit në Tiranë.
Bezati raporton se dje i riu ka qenë duke drejtuar një motor, pornuk i ishte bindur policisë. Kjo e fundit është vene në ndjekje të tij, ndërsa thuhet se ka shtënë edhe me armë në drejtim të 24-vjeçarit, i cili ka marrë plumb në këmbë. Në një intervistë ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Tabaku nga ambientet e spitalit ka treguar dhunën e ushtruar sipas tij nga policët.
Ai tha se nuk e dinte që policia ishte vënë në ndjekje të tij. “Nuk e dija qe policia ne ndiqte mua. Policet qëlluan 4 here me armë drejt meje. Pasi u rrezova kur me plagosen me kanë dhunuar me shkelma. Me lanë ne rruge dhe u larguan”, tha i riu.
Burime nga Policia e Tiranës thanë për gazetaren Bezati se i riu është plagosur në këmbë, ndërsa për veprimet e policisë SHCBA po kryen hetimet. Kujtojmë se sot deputeti i PD-së Ervin Salianji denoncoi ngjarjen në fjalë.
Intervista
-Çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme?
Rreth orës 23:10 apo 23:20 isha duke kaluar në drejtim të spitaleve, dhe aty ishin dy patrulla policie. Ato shoh që po vinin nga pas. Unë u tremba dhe i jap gaz motorit, por ata shtinë me armë.

-Shtinë me armë drejt teje?
Po shtinë drejt. Ndërkohë vazhdoj eci prapë dhe dëgjoj një krisëm të dytë. Sa kaloj një karburant dhe futem në lagje. Më pas dëgjoj dy krisma të tjera. Një nga plumbat më kapi në këmbë. Më pas bie përtokë.
Ata më pas nisën të më gjuanin.
-S’të ndihmoi policia?
Për ça do më ndihmonte policia.
-Kush të solli në spital?
Ishte një oficer i rajonit nr.4 ai që lajmëroi ambulancën. Më pas më dërguan këtu në spital.
-Punonjësi i policisë ishte rastësisht aty apo ishte pjesë e patrullës?
Jo ishte rastësisht. Për fat më futi direkt në ambulancë dhe më çoi në spitalin Ushtarak.
-A i frikësoheshit ndonjë vepre penale që u larguat nga patrulla apo?
Jo isha shumë në rregull, me dokumente dhe të gjitha.

-Po pse nuk i qëndruat patrullës atëherë?
Nuk ndalova se isha i frikësuar se thashë çfarë ka ndodhur që vinin me kaq vrull. S’kisha asgjë, as drogë, asgjë tjetër. Isha shumë i pastër.
-Çfarë dëmtimesh keni marrë?
Kam mpiksje gjaku në kokë, frakturë, dhe një plumb që kam marrë në këmbë.
-Çfarë të kanë thënë mjekët?
Më kanë thënë se do rrish tre ditë në spital dhe do bëjmë disa skanera dhe analiza për mpiksjen e gjakut.
-Çfarë do të bëni në këtë situatë kur pretendoni se jeni dhunuar nga policia?
Unë dua që të vihet drejtësia në vend, asgjë tjetër.
-Keni bërë kallëzim në SHÇBA?
Akoma. Po presim që të vinë eprorët të marrin në pyetje.
-Nuk keni dhënë asnjë deklarim në polici?
Deri tani jo, pasi nuk ka ardhur askush. Pres që të vijë policia, të marrë në pyetje. Se dimë se çfarë do bëhet më pas.

Artikulli paraprakKakao rrit nivelin e kolesterolit “të mirë”
Artikulli tjetërÇmenduria s’ndalet, nafta do shkojë 2100 lekë për litër me koncesionin e ri