Pochettino mbron Dele Alli-n

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka mbrojtur Dele Alli-n pas kritikave që ka marrë lojtari për shkak të formës së dobët të treguar kohët e fundit. Lojtari i përfaqësueses angleze ka zhgënjyer kohët e fundit, dhe forma e tij e dobët ka koinciduar me formën e dobët të gjithë skuadrës. Alli ka shënuar vetëm një gol që nga gushti dhe nuk ka qenë vendimtar ndaj United, Arsenal dhe Leicester City, si dhe barazimin 1-1 ndaj West Brom.
Spurs kanë humbur shtatë pikë në renditje si pasojë e kësaj ecurie negative, duke bërë që media dhe tifozët të kritikojnë Alli, por Pochettino insiston se kritikët nuk duhet të harrojnë se ai është vetëm 21 vjeç. “Jam shumë i lumtur me paraqitjen e tij”, shprehet Pochettino kur pyetet për mesfushorin. “Me të vërtetë nuk është paraqitur si në vitet e kaluara, por ju harroni që është akoma shumë i ri. “Ai ka nevojë të gjejë balancën e tij, por jam i lumtur me të. Është normale që për lojtarët të ketë ulje-ngritje”, tha trajneri i Totenham.

Artikulli paraprakMessi ndalon Mauro Icardin
Artikulli tjetërSi do të funksionojë bursa e energjisë