Podcasti me ish-të përndjekurit politik, Basha: Tradhëtia që i është bërë kësaj kategorie është vazhdim i Katovicës. Zotimi i parë i yni, përmbyllja e dëmshpërblimit financiar i tyre

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në podcastin e radhës me Ermalin dhe Marsidin si dhe me praninë e ish të përndjekurve politik, ka folur për tradhëtinë që i është bërë kësaj kategorie e cila sipas tij, nuk është rastësi por vazhdim i Katovicës.

Basha tha se bashkëpunimi i fshehtë i pasardhësve të ish PPSH dhe një pjesë të drejtuesve të PD ka qenë në kurriz të të ish të përndjekurve politik të cilët vazhduan të mbeten pengje të përndjekjeve.

Për këtë Basha tha se në programin e Demokratëve Euroatlantikë, zotimi i parë është përmbyllja totale e dëmshpërblimit ekonomik-financiar për të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kjo është një temë që sa herë që trajtohet, ne prap jemi në borxh me të përndjekurit, me familjet e tyre, me shoqërinë dhe me historinë. Siç e tha me të drejtë edhe Ermali, edhe pjesëmarrësit duhet në radhë të parë t’i drejtohemi përfaqësuesve të ndëruar që kemi këtu në këtë tryezë, të vetëdijshëm që mund të ishin shumë më shumë, por për arsye dhe të administrimit të kohës, për diçka që nuk ka të bëjë vetëm me atë që ka ndodhur deri tani, por me atë që do të ndodh nesër. Domethënë që kjo është ajo që na bashkon sot në këtë bashkëbisedim, në këtë Podcast, çfarë do të bëjmë nesër për të përndjekurit politik. Çfarë do të bëjmë për të përndjekurit politikë ne që kemi borxh kaq të madh e të pashlyer. Dhe Partia Demokratike janë Dermokratët Euroatlantikë. Të pashlyer dhe të akumuluar edhe për shkak të tradhëtisë kronologjike ndaj interesave të të përndjekurve politikë.

Tradhëti kronike që nuk është rastësi, por është vazhdim i Katovicës. I bashkëpunimit të fshehtë midis pasardhëses direkte të Partisë së Punës së Shqipërisë, partisë së diktaturës, Partisë Socialiste të Shqipërisë, e kam fjalën për krerët politikë të kësaj partie dhe një pjese të rëndësishme të drejtuesve të Partisë Demokratike ndër vite që sa herë vinin fushatat lundronin me flamurin e të përndjekurve politikë dhe sa herë qeverisnin, qeverisnin me komplekset e mëkateve dhe të fajeve të bashkëndara me Pëartinë Socialiste. Se me të vërtetë ka bashkëfajtorë, por këta bashkëfajtorë nuk janë të gjithë qytetarët shqiptarë, në veçanti nuk janë të përndjekurit dhe familjarët e tyre. Bashkëfajtorët rekrutuesit dhe të rekrutuarit e Sigurimit të Shtetit që kanë kontribuar në fazën e parë të diktaturës për t’i përndjekur ata qindra mijëra shqiptarë dhe kanë vazhduar të mbeten peng i kësaj përndjekje, në veçanti bashkëpunëtorët dhe ta reflektojnë atë në vendime dhe mos vendime politike që i takonin Partisë Demokratike, se çfarë do kërkonin tek Partia Socialiste e Shqipërisë?!

Ndaj dhe në programin tonë, zotimi i parë është përmbyllja totale e dëmshpërblimit ekonomik-financiar për të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre. Por kjo vetëm pas një rishikimi që do të zhbëjë padrejtësitë e fundit që u hodhën në kurrizin e të përndjekurve, ku për një të përndjekur politik, për një kategori të përndjekurish politikë, dëmshpërblimi ishte më i ulët sesa dëmshpërblimi që morën anëtarët e byrosë politike për dënimin që morën në burg për periudhën 92-96. Por këtu unë dua të ndalem, sepse siç e thatë me të drejtë fjala në fillim duhet t’u takojë këtyre përfaqësuesve të ndëruar.

Exit mobile version