“Pogba, fëmija problematik i Manchester United”

Peter Schmeichel e ka kritikuar Paul Pogban për paraqitjen e tij për Manchester Unitedin kundër Arsenalit të hënën, duke e quajtur mesfushorin francez fëmijë problematik në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

“Djajve të kuq” iu mungoi kreativiteti në barazimin 1:1 me Arsenalit në Old Trafford, i cili e konfirmoi fillimin më të keq të sezonit në Premierligë për klubin.

Pogba, për të cilin u përfol shumë se do të largohej nga klubi gjatë verës, dështoi të linte gjurmë në ndeshje kundër Arsenalit dhe Schmeichel thotë se duhen ndryshime në skuadër për ta nxjerrë më të mirën nga ai.

“Ai po luan shumë, shumë prapa  dhe nuk e kuptoj se cili është roli i tij në këtë ekip”, tha Schmeichel, ish-portieri legjendar i Unitedit.

“Edhe kur Ole bëri zëvendësime dhe e vendosi Pogban më përpara, nuk ndodhi asgjë. Pajtohem se Pogba i pati dy pasime shumë të mira në këtë ndeshje, por janë vetëm dy dhe jo 15 dhe këtë e shoh si problem sepse ai merr shumë vëmendje dhe ndiej se ai është fëmija problematik në këtë ekip”, shtoi ai.

Artikulli paraprakPolicia greke zbardh detajet e operacionit në mes të detit me 6 ballë: Droga u nis nga Vlora!
Artikulli tjetërDy bashkëpunëtorët e Ramës në krimin e Teatrit, Ingels dhe Fusha para drejtësisë