Pogba kontakton Juventusin, dëshiron të rikthehet

Paul Pogba e ka kontaktuar Juventusit për t’u rikthyer pas dy viteve qëndrim te Manchester United, shkruan Mirror.
Francezi u rikthye në Old Trafford në vitin 2016 pas katër viteve që luajti për Juventusin. Juventusi i ka treguar ambiciet e tij duke e transferuar Cristiano Ronaldon nga Real Madridi për 112 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Transferimi i Ronaldos dhe ambicia e Juventusit për të ardhmen e ka bërë që Pogba ta mendoj rikthimin te ‘Zonja e Vjetër’.
Juventusi tani ka mundësi më të mëdha për ta fituar Ligën e Kampionëve se sa Manchester Unitedi. E Liga e Kampionëve tani është prioriteti i Pogbas pas triumfit të Kampionatit Botëror në Rusi.
Pogba ka bërë 88 paraqitje me Unitedin, dhe ka shënuar 15 gola, duke e fituar Evropa Ligën dhe EFL Cup.

screenshot 2 1532000661 9398218

Exit mobile version