Pogba përçan Barcelonën

Të gjithë duan Pogba. Në përgjithësi, sepse francezi është një nga lojtarët më të kërkuar në botë, por veçanërisht nga Barcelona. Në fakt, sipas “Daily Mail”, lojtarët e Valverde-s po kërkojnë me ngulm blerjen e mesfushorit të Manchester United. Ata që duan zbarkimin e kampionit të botës në “Camp Nou” janë, Messi dhe Pique, të cilët e konsiderojnë Paul një përforcim të domosdoshëm për mesfushën, edhe pse Vidal nuk po bind.
Por nuk janë vetëm dy simbolet e Barçës që e kërkojnë një gjë të tillë; të gjithë, ose pothuajse, në Katalonjë e duan Pogba. Ai është shumë mik me dy francezët e “blaugranave”, Dembele dhe Umtiti, me të cilët ka shkuar në Disneyland në ditën e pushimit të kombëtareve. Por, përveç tyre, edhe trajneri Valverde do të ishte i gatshëm të gjente një sistemim për francezin në skemat e tij. Edhe pse eliminimi i pësuar vitin e kaluar në Champions League nga Roma dhe fillimi jo i mirë në këtë sezon, tregojnë se Barcelona-s, përveç zotërimit të topit në mesfushë, i duhen edhe pak muskuj.
Por jo të gjithë janë të bindur nga kjo ide. Vetë klubi, ose të paktën departamenti i vëzhguesve. Sipas “Daily Mail”, ka disa zëra që kanë dalë kundër blerjes së Pogba, që sipas disa prej vëzhguesve të Barcelona-s nuk do të ishte i përshtatshëm për lojën e katalanasve. Francezi rrezikon shumë kur ka topin në këmbë dhe nuk e ka aq të zhvilluar sa duhet sensin e pozicionimit në mënyrë që të përshtate menjëherë me lojën e skuadrës së Valverde. A do të mjaftojnë këto të dhëna për të bindur grupin që është pro blerjes së tij? Duke parë emrat e përmendur më sipër, ndoshta jo. Kështu, në janar (ose më parë), telenovela mund të rifillojë…

Artikulli paraprakVasili për Check-up-in e Ramës: E çuan si langaraq, e tallën dhe e bënë helaq para gjithë dynjasë
Artikulli tjetërDerbi i bomberave argjentinas