Poli Hoxha: Berisha bërtet, por më i frikësuar ndaj SPAK-ut është Rama. Ka bërë më shumë zullume

Gazetari Poli Hoxha deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, se pavarësisht akuzave dhe deklaratave të Sali Berishës dhe opozitës më i trembur nga SPAK është vetë kryeministri Rama.

“Ne duhet të kuptojmë në këtë debat që pavarësisht nga zhurma e madhe që bënë z. Sali Berisha dhe opozita kundër SPAK apo dhe media që e përkrah, më i frikësuar dhë më i tronditur dhe këtë ta garantoi tha Hoxha, -nga drejtësia e SPAK është Edi Rama”.

Ka shumë arsye argumenton Hoxha- sepse po i afrohet në oborrin e tij dhe ka bërë zhullume më shumë.

“Pavarësisht lufta anti-korrupsion, korrupsioni në administratë vazhdon në të njëjta ritme duke i dal nga sistemi gjithçka. Ndaj ai do që të blejë kohë me ndërkombëtarët sepse po të ishte në planet e tij do e negocionte me ata. Komisioni Xhafa si projekt është hedhur në fillim në Asamblenë e PS-së , pra ishte një projekt tërësisht politik dhe nuk është bashkuar në këtë komision asnjë element nga opozita”
tha Hoxha.

Exit mobile version