I ftuar në “Frontline” në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço gazetari Poli Hoxha u shpreh se çështja e kreut të PL Ilir Meta i cili u mor dje në pyetje nga SPAK për aferën CEZ-DIA, është më e rëndë se e Sali Berishës. Referuar akuzave të Berishës ndaj SPAK që e akuzon për korrupsion në lidhje me aferën e çështjes Partizani, Hoxha tha se po vepron gabim. Sipas tij ish-kryeministrit i kanë mbetur 3 rrugë.
“Situata e zotit Meta me informacionet që kam unë është më e rëndë se e zotit Berisha. Në mbledhjen e fundit u tha mbështetësve se do ta ndjek vetë çështjen time. Ishte me logo dhe ka folur shumë rëndë, për dy që e hetojnë dhe një gjyqtare e procedurës. E gjithë situata është që unë për veten time e kam thënë që jam shumë i kthjellët dhe e qartë. Unë nuk e kuptoj se çfarë kërkon zoti Berisha. E vetmja që më vjen në mendje është procesi i kohës. Berisha mund të krijojë aureolën e një mbrojtje politike por në dijeninë time SPAK i ka mbyllur veshët me dyll. Çështja është se Berisha është duke vepruar gabim sepse ka vetëm 3 rrugë. Një rrugë është të ngrejë popullin dhe atë që quan organizatë kriminale, spak ta rrëzojë. Rruga e dytë të ndjekë procesin dhe të marrë avokatë të mirë dhe jo avokatë që e duan pa kushte. Dashuria pa kushte s’të çon askund vetëm tragjedira të sjell. Nëse Berisha nga fjalia e parë te e fundit e quan politike, duhet të shkojë deri në Strasburg. Nuk e interpreton Gjykatën Berisha. Rruga e tretë është azili politik”