Poli Hoxha: Çfarë përfiton Shqipëria nga emigrantët nga Italia? Nuk ka transparencë

Ndërsa Italia solli këtë të mërkurë (16 tetor) emigrantët e parë në Shëngjin, gazetari Poli Hoxha ka ngritur pikëpyetje rreth përfitimeve që mund të ketë vendi jonë. Në emisionin “3D”, Poli u shpreh se për marrëveshjen në fjalë nuk ka transparencë të shpenzimeve apo përfitimeve që ka Shqipëria.

Sipas tij, sjellja e emigrantëve në Shqipëri po shërben për tej vendit tonë, pasi siç ai thotë ka qenë çështje kryesore diskutimi.

Nuk kemi transparencë. Edhe në këtë rast, ne nuk e dimë se sa përfiton shteti jonë nga kjo marrëveshje dhe sa janë nga këto shpenzimet, palëve avokatëve, transporti, ushqimet dhe sa përfitojmë ne. Çdo gjë që ndodh brenda janë shpenzimet e Italisë. Në total janë mbi 900 milion. Nuk pamë ndonjë përfitim nga afganët, që janë akoma. Po r nëse ka një përfitim real, pra që i kalohet një shumë buxhetin shqiptar është tjetër histori. Por ne nuk e dimë pasi nuk i kanë bërë transparente as këtu as në Itali. Mendoj që e gjithë kjo histori shërben për më tej vendit tonë, pasi në takimet e fundit si në Luksenburg,  kjo çështje ka qenë një çështjet kryesore”, tha Hoxha

Artikulli paraprak“Mos e lejo të ndodhë”/ Fjalët e fundit profetike të Orwellit mbi çmendurinë e botës moderne
Artikulli tjetërE konfirmuar pa probleme nga Vettingu, kush është gjyqtarja Flojera Davidhi që do gjykojë Sali Berishën