Kritika të forta ka pasur gazetari Poli Hoxha ndaj grupit të deputetëve të Gazment Bardhit dhe të Rithemelimit që mbështesin Sali Berishën për aksionin e tyre opozitar. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Hoxha tha se kanë mbërritur në fund të një tuneli dhe po i bien me kokë, duke iu referuar kështu kaosit që krijojnë në seanca plenare dhe komisione parlamentare.
“Bardhi dhe Rithemelimi kanë ecur përpara me vrap në një tunel dhe tani kanë vajtur në fund të tunelit që jo vetëm që nuk ka drita dhe dalje por ka një mal të tmerrshëm përpara. Kanë tre muaj që i bien me kokë murit dhe në vend që ta kthehen prapa, të gjejnë rrugë të reja i bien apo te ato që ishin, vazhdojnë e bien murit me kokë.
Dhe habiten përse përjashtohen, pse njerëzit i kanë braktisur krejtësisht. Një komision nuk e çojnë në gjykatë kushtetuese. Këta thonë që ne do përsërisim të njëjtën gjë dhe duam rezultate të ndryshme. Sa vjen dhe po bëhen nga tragjik, në komik. Nuk kanë thelb e parim. Pse u bashkuan? Janë 100 herë më parimor në mënyrën e tyre grupi i Berishës që para dy vjetësh, janë të qartë në raport me SPAK dhe SHBA që e kanë gabim kur vjen puna për liderin e tyre”, tha ai.