Poli Hoxha: Si po bashkëpunon Rithemelimi me Ramën!

Poli Hoxha tha se takimi i sotëm i organizuar nga Lulzim Basha, është për t’u vlerësuar, por është tepër vonë pasi vetëm një vit na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme dhe beteja mes partive. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, zoti Hoxha tha se Rithemelimi dhe PS, ndonëse jo de juro, de fakto po bashkëqeverisin.

Ky takim është pak i vonuar. Sepse jemi vetëm një vit larg zgjedhjeve të përgjithshme. Kjo nuk është një tryezë që hapet partia demokratike dhe të shkrihet me parti të tjera por është një front opozitar.

Deputetët duhet të dalin nga populli dhe të votohen nga populli. Jo siç ndodh sot. Ky ishte thelbi i kësaj tryeze. Unë mendoj që edhe parti të tjera janë thirrur të bashkohen. Sepse këtu nuk bëhet fjalë më për ideologji, por për demokraci.

Parimisht të gjithë po bashkohen. Asnjë nga komisionet që fitoi opozita nuk godet aty ku i dhemb qeverisë dhe kjo u arrit falë marrëveshjes. Thelbi i asaj marrëveshje është që ata të bëhen bashkë për të plotësuar votat për ligjet që kërkojnë plus 84 vota.

Ka plot parti që bashkëqeverisin edhe pse nuk janë në kabinetin qeveritar. Sepse mund të bashkëpunosh në dhjetëra mënyra. Bashkëqeverisja kuptohet te tenderat, koncesionet, bizneset, investimet strategjike, tek ato që nuk duken”, u shpreh Hoxha në Dritare TV.

Artikulli paraprakMarrëveshja Rama-Berisha, “e drejtë,” e logjikshme, e tmerrshme
Artikulli tjetërKërcënimet e Vuçiç/ Ambasadori Hovenier: Aleanca më e suksesshme në histori është këtu, qytetarët të mos “mbesin pa gjumë “