Gazetari, Poli Hoxha në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se SPAK, me operacionin më të fundoit, që është më i madhi në 33 vite, ia ka dhënë një goditje të fortë kupolës së krimit të organizuar në vend.
Sipas tij, ky është aksioni më i madh i 33 viteve.
“Kemi të bëjmë për herë të parë me hetim dhe goditje të fortë. Janë objekt goditje nga ky operacion të gjithë ata kriminel me emër që i njohin dhe kalamajtë. Kemi një krim që është futur në biznes, në politikë. Kemi të bëjmë me kriminelë që kanë probleme dhe me njëri- tjetrin, një herë miq, një herë armiq. Kjo është luftë. SPAK nuk është perëndia. Kemi gjykata etj. Kjo nuk do të thotë se nga rrjeta nuk do të shpëtojë ndonjë. Por thelbi është që mite dhe të fuqishëm, të cilët kanë blerë politikën, policinë, mediat madje, janë ndërtues, kanë resorte janë objekt goditje. Kjo kupolë kriminale ka marrë një goditje në zemër.”, tha Hoxha.