Poli Hoxha: Të gjithë faktorët politikë që janë kundër Rama-Berishës, në 2025 duhet të bashkohen në një Listë!

Poli Hoxha në një intervistë me gazetarin Ermal Peçi, Dritare TV foli për situatën politike në vend dhe përçarjen e opozitarëve, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Lulzim Basha nuk ka bërë hapa pas, por përpara. Prej momentit që Apeli vendosi t’i japë vulën Berishës, Basha ka pasur një retorikë më të ashpër ndaj ish-kryeministrit dhe Ramës. I ka cilësuar si anë të së njëjtës monedhë.

Nuk ka kohë për grup të ri parlamentar, pasi zgjedhjet janë afër. Por kemi një pol të tretë. Defakto kemi, është i qartë. Ka forca politike, parti, individë dhe shumë qytetarë, që janë dakord që drejtësia të përkrahet. Është një masë e madhe qytetarësh që janë properëndimorë, por duhet të përfaqësohen në kauzën e tyre. Njerëzit duhet ta zgjedhin deputetin. Nëse i kemi këto, defakto, ekziston poli i tretë. Këtu kemi narrativën e Endri Shabanit, Enkelejd Alibeajt, Bashën, Adriatik Lapajt, të gjithë këta janë dakord në këto nisma. Por problemi është që nuk kanë firmosur gjë. Këtu është problemi i politikës shqiptare.

A do ta gjejnë fuqinë për t’u bashkuar? Duhet të bëjnë një bashkim të tyre, është një rast emergjence kombëtare. Rama-Berisha e kanë kaluar vijën e kuqe, me Kodin Zgjedhor, mandatin e Xhaçkës. Këto janë mesazhe për t’i thënë drejtësisë, që nuk të përfillim.

Është luftë e madhe kush do të fitojë”, tha gazetari.

Exit mobile version