Një ndër ekspertët më të mirë të Policisë Shkencore ka dhënë dorëheqjen në mënyrë publike nga detyra, për shkak të përplasjeve me drejtorin e të këtij insticuoni.
Viktor Hajdari akuzon Xhevahir Çeloaliajn për paaftësi dhe neglizhencë në punë.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili në një shënimi në Facebook, shkruan se policia është marrë peng nga të paaftët.
Vasili shkon edhe më tej, kur shkruan se ‘a mos është pikërisht ky synimi i kryeministrit që krimet të mos zbardhen?’
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook
Policia është marrë peng nga të paaftët, a është kjo në favor të krimit ???
Një nga ekspertët më të mirë të Policisë Shkencore, Viktor Hajdari jep dorëheqjen për shkak të klimës mbytëse, asfiksuese dhe injorancës së dukshme në drejtimin e institucionit të policisë shkencore.
Por qytetaret kanë disa pyetje të mëdha:
1. A e di kryeministri rëndësinë e jashtëzakonshme të policisë shkencore?
2. A ka kaq shumë punonjës të nivelit të lartë shkencor që Shqipëria të ketë luksin ti largojë?
3. A mund të zbulohet veprimtaria kriminale pa polici shkencore cilësore?
4. A luftohet krimi me injorancë teknike?
5. A favorizohet krimi kur fuqia zbuluese dhe e ekspertizës bie?
6. A mos është pikërisht ky synimi i kryeministrit që krimet të mos zbardhen?
7. A mos është ditë e mirë për krimin largimi i eksperteve të aftë dhe ditë e zezë për qytetarët?
Në këto momente kur krimi është kryeçështja e çdo qytetari dhe priten mesazhe ndryshimi largimi i të aftëve dhe triumfi i shkollëpakëve, që nga kryeministri e me radhë ministra e drejtore & co është një tragjedi e vërtetë.
Po presim të dëgjojmë sharjet idiote të qeverisë për ekspertin Hajdari dhe shpjegimet akoma me idiote të Ministrisë që të justifikojnë gjithçka, megjithatë turpi atyre do t’ju mbetet dhe krimi do të fërkojë duart i kënaqur.