Policë civilë e filmojnë dhe fotografojnë banorët e Unazës së Re që vijojnë protestën në mbrojtje të shtëpive të tyre. Bëhet e ditur se, mbrëmjen e sotme ka patur forca të shtuara të policisë në zonën e Unazës së Re ku po zhvillohet protesta prej një viti.
Denoncimet janë bërë nga banorë të zonës, të cilët shprehen se policë civilë po filmojnë protestën.
Sipas tyre, civilët e Lleshit po filmojnë banorët që të bëjnë arrestime në mesantë ose ditën e nesërme në orët e para të mëngjesit.
Qëndresa e banorëve të Unazës së Re është bërë frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi, që padrejtësia, grabitja dhe arroganca e qeverisë së Rilindjes ua ka bërë jetën të padurueshme.
Ende asnjë i ndaluar apo hetuar nga autorët e skandalit të Unazës së Re ndërsa policia e Lleshit përndjek dhe arreston banorët pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Damian Gjiknuri drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në Parlamentin monist, askush nga firma nuk është ndaluar. Ish drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e këtyre grave fisnike.
Një skandal edhe më i madh, i bërë në kurriz të këtyre familjeve është devijimi i shtratit të lumit të Lanës nga projekti fillestar, për ti hapur rrugë një oligarku tjetër, mikut të Taulant Ballës, i cili ka qëlluar edhe pak i dënuar për trafik droge. Së bashku me Edi Ramës dhe Erion Velinë janë autorët e shkatërrimit të jetës së dhjetëra familjeve shqiptare. Ata janë rrënuesit e së ardhmes të qindra shqiptarëve.
I vetmi faj i këtyre familjeve është se ndërtimet e shtëpive i kanë bërë me punë të ndershme, jo si oligarku i Taulantit dhe Erionit.