Qindra forca policie dhe forca specilae rrethuan urën e ‘Bahçallëkut’ në Shkodër për të zmbrapsur protestuesit e shumtë që I kishin zënë pritë Ramës për të mos e lejuar të futej në Shkodër.
Megjithatë, Rama nuk mundi të futej në Shkodër, por ia mbathi në rrugë dytësore për të shkuar Në Bajzë ku zhvilloi një takim me zyrtarët dhe militantë të PS.
Në pritje të kryeministrit, pasi bllokuan për rreth 1 orë rrugën në hyrje të Shkodrës ku dogjën edhe goma, protestuesit e opozitës zhbllokuan hyrjen e qytetit duke lejuar qarkullimin e automjeteve, por vetëm pasi mësuan se Edi Rama ashtu si ka bërë dy muajt e fundit, sërish ja ka mbathur nga një rrugë dytësore.
Pas kësaj pasi ka arritur në destinacion fshehtas, Rama është trimëruar dhe ka shkruar në rrjetet sociale se qindra protestuesit që e prisnin për ta ‘përshëndetur’ te ura e ‘Bahçallëkut’ qenkan ca grupe të vogla të mbledhur te kthesa.