Policët e liruar në protestë: Xhafaj i përfshirë në trafik droge, në tunele ka mbi 100 tonë kanabis

Shoqata e Policëve të liruar gjatë viteve 2013-2018, ka zhvilluar një protestë para Ministrisë së Brendshme. Policët e liruar kërkojnë dorëheqjen e ministrit Xhafaj ose përfshirjen e tij në procesin e Vettingut.
Në një prononcim për mediat, kreu i Shoqatës, Aleks Hajdari, ka thënë se drejtuesit e Policisë janë të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës.
Ish-kryepolici i qarkut Durrës, tashmë i liruar nga detyra ka paralajmëruar se kjo shoqatë do të përshkallëzojë protestat.hajdari 1
“Dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Drejtuesit e policisë janë të inkriminuar, kanë lidhje me trafikun e drogës. Shqipëria, korridor i kalimit të drogës në BE. Kemi një ministër, Fatmir Xhafën. Vëllai i ministrit i dënuar me 7 vite burg. Kërkojmë që Xhafaj t’i nënshtrohet Vettingut. Kush do e bëjë Vettingun? Fatmir Xhafaj? Procesi bëhet i pabesueshëm. Nëse kërkesat tona s’do merren parasysh, ne do t’i përshkallëzojmë protestat“, tha Hajdari.
Hajdari ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit. Pak metra larg zyrës së ministrit,
Hajdari ka thënë para mediave se në tunelet e vendit tonë janë depozituar mbi 100 tonë kanabis.
“Sasia e kanabisit që u mboll gjatë viteve të fundit, përballon të furnizojë Europën e për disa vite. Disa tonë kanabis janë gjendje në tunele për t’u transportuar. S’ka ofertë, s’ka as prodhim. Iu siguroj se nevoja e tregut jashtë për kanabis është mbi 100 tonë, mjafton për mbi 3-4 vite. Policia nuk ndërhyn pasi drejtuesit e policisë janë të lidhur, kanë marrë 30 përqindshin”, ka thënë Hajdari.

Artikulli paraprakDeputeti i PD jep alarmin: Rama urdhëron mbylljen mediave online. Kjo nuk është demokraci!
Artikulli tjetërMima-socialistëve: Lexoni raportet e ndërkombëtarëve, 3 klane në qeveri, hashashi, kokaina dhe heroina