Një rast konfrontimi fizik mes një qytetari dhe policisë së qarkullimit rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit.
Një video e publikuar nga JOQ tregon momentin kur tre policët tentojnë të nxjerrin forcërisht qytetarin nga një makinë tip Audi.
Akoma nuk dihet se cili ishte shkaku i këtij incidenti mes punonjësve të policisë dhe drejtuesit të automjetit.