Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha për të denoncuar sjelljen e padenjë të punonjësve të Policisë së Tiranës me qytetarët në autobusin urban. “Sjellje prej gangsterësh me uniformë ndaj fatorinos që i kërkon biletën!”, shkruan ish-kryeministri Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar mesazhin e qytetarit dhe videon.
“Përshëndetje. Kemi një rast sot në autobuzin e Kamzës. Një polic pa uniformë po kërcënonte fatorinon për çështje bilete; fatorino e zbriti në tokë pastaj ai shfrytëzoi detyrën me shokët e tij gangesterë me uniformë, duke arrestuar fatorinon. Kam videon, por ju lutem anonim. Ai pa uniformë është polici gangster”, shkruan qytetari.