Polici që ngacmoi seksualisht minorenen u largua nga dekriminalizimi, PS e riktheu në detyrë!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj videos së policit të Malësisë së Madhe, i cili ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare.
Basha gjatë takimit me banorët e Lushnjës, tha se polici ishte larguar nga detyra për shkak të ligjit dekriminalizimit, por ai u rikthye në detyrë nga Partia Socialiste.
“E patë atë që ndodhi sot më policin e Malësisë së Madhe? Ai person është larguar nga dekriminalizimi dhe PS e ka rikthyer në detyrë.
Ai që duhet të mbronte fëmijët e shqiptarëve, ka dal në video duke abuzuar me një minorene. Kjo është e turpshme”, tha Basha.
Ndërkohë, deputeti i PD, Bardh Spahia, në një postim të bërë në Facebook, ka reaguar lidhur me rastin skandaloz të shefit të Komisariatit në zonën e Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurtaj, ndërsa shkruan se ai ka qenë komisioner i PS në zgjedhjet e qershorit të 2015.
“Rasti i Malesise se Madhe eshte rasti me flagrant se si funksionon sot shteti. Shefi i komisariatit Berhan Bajrakurtaj i larguar nga dekriminalizimi kthehet ne detyre nga personat me te rendesishem politik te Partise Socialiste te Malesise se madhe.
Sigurisht qe ish komisioneri i PS ne zgjedhjet e qershorit 2015 ishte i domosdoshem per mazhorancen e lidhur me krimin. Eshte e tmerrshme dhe thellesisht kriminale perpjekja e kupoles se policise se Malesise se Madhe dhe Policise se Shkodres per ta mbuluar kete ngjarje nepermjet kercenimeve te denoncuesve.
Tashme eshte bindje e thelle qe ky eshte modeli dhe standarti i “rilindjes”. Duhen zhdukur nje ore e me pare kjo bande e neveritshme kriminale. 16 Shkurt, LargojmeTeKeqen”, ka shkruar Spahia.

Exit mobile version